Nën dirigjimin e Jacopo Sipasri, mbahet sot në orën 19.00 në “Opera” mbrëmja gala “Duke pritur Verdin” me orkestrën, solistët dhe  korin e Teatrit

Mbahet sot në orën 18.00 në Arkivin e Filmit  premiera e filmit të restauruar “Koncert në vitin 1936”.

Pret vizitorët  në Qendrën për Hapje dhe Dialog në kryeministri  deri në 31 janar ekspozita  “Amerikanët” e Fate Velaj, e çelur në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Artisti e gjen frymëzimin  nga arti i fotografisë së Robert Frank.

Do të qëndrojë e hapur  deri  7 janar në Qendrën Kulturore “Tulla” ekspozita “Visa interview”.

Vijon deri në 22 janar në Galerinë e Arteve në Shkodër edicioni i 16-të i Ekspozitës Kombëtare Salloni i Vjeshtës “E kuqja” me kuratorë Oltsen Gripshin dhe Naim Spahiun.