'Ciceron', aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot (VIDEO)

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me ngjarjet që mund të ndiqni gjatë ditës.

1.            Teatri “Aleksandri Moisiu” sjell në Arturbina shfaqjen "Të prezantoj babain" me regji të Adelina Muçës. Komedia mbahet deri në 15 janar në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar.

2.            Vijon të shfaqet në të gjitha kinematë filmi aksion-komedi "Policë për kokë" me regji të Aldo Markut e aktorë protagonistë Nik Xhelilajn e Olsi Bylykun.

3.            Ekspozita “Ballo me maska” e piktorit Ilir Bala, pret vizitorët deri në 18 janar në galerinë “Fab”.

4.            “Aventurat e Maceve të Egra” me regji të Elona Hysit e producente Klea Hutan, do të shfaqet deri në datë 15 janar në orën 19.00 , në skenën e Teatrit Eksperimental.

5.            E frymëzuar nga arti i fotografisë së Robert Frank, ekspozita "Amerikanët" e artistit Fate Velaj pret vizitorët në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri deri në 31 janar.

6.            Me punime të realizuara midis viteve 2015-2022, ku shtron pyetje ekzistenciale, duke përfshirë edhe aspekte personale, artistja Blerina Muça mban deri në 30 janar në galerinë "Zeta" ekspozitën “Diçka nuk shkon”.

7.            Pas shumë viteve mungesë Përmetit i rikthehet kinemaja “13 shtatori” e rikonstruktuar. Sot në orën 16.00 shfaqet filmi “Don’t look up”.

8.            Teatri Bylis në Fier nis shfaqjet për këtë vit. Nga nesër në orën 18.00 Dritan Boriçi vë në skenë komedinë e trishtë “Profesionisti”.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himarë/ Mbështetësit e Belerit penguan Këshillin Bashkiak, mbërrin FNSH! Mbledhja do të mbahet me dyer të mbyllura

Himarë/ Mbështetësit e Belerit penguan Këshillin Bashkiak, mbërrin FNSH! Mbledhja do të mbahet me dyer të mbyllura