Ciceron/ 'Guida' kulturore! Ja aktivitetet që do të zhvillohen nesër në Tiranë dhe rrethe

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. “Mendelssohn & Friends” është koncerti i “Western Balkans Youth Orchestra”,  që do të mbahet mbrëmjen e 18 tetorit në orën 19:00 në sallën e koncerteve të të Universitetit të Arteve në Tiranë, për të vijuar më pas me koncert në Shkodër në 19 tetor në orën 19:00 në teatrin “Migjeni”.

Koncerti vjen në kuadër të vitit muzikor 2024, i cili feston përvjetorë të rëndësishëm të kompozitorëve si Felix Mendelssohn Anton Bruckner dhe Arnold Schönberg.

2. “Shpella e Shkruar” titullohet ekspozita që çelet këtë të shtunë në 19 tetor ora 18:00 në “Galerinë e Arteve Digjitale” në Korçë. Ky projekt bashkon një grup artistësh shqiptarë dhe ndërkombëtarë, të disiplinava dhe brezave të ndryshëm. Pas një faze kërkimore intensive në rajonin e Korçës, ata kanë krijuar vepra të reja të frymëzuara nga dy site prehistorike.

3. “3 Musketjerët” është shfaqja për fëmijë bazuar në romanin e Aleksandër Dyma, që do të shfaqet në sallën “Tonin Harapi” pranë Liceut Artistik në Tiranë këtë të shtunë dhe të diel, në 19 dhe 20 tetor në orën 10:30 dhe 11:30. Shfaqja vjen e përshtatur dhe me regji nga Ina Morinaj.

4. Stina koncertore e Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar vjen të shtunën më 19 tetor në orën 19:00 në Sallën e Universitetit të Arteve me vepra nga Maçunn, MacMillan, Massenet dhe Mendelssohn.

Solist i koncertit, që mbahet edhe në kuadër të tetorit rozë ëshë violinisti Genti Koço, ndërsa dirigjent Eno Koço.

5. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë organizon në kuadër të Tetorit të librit një sesion leximi këtë të shtunë në orën 11:00 në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, ku të pranishëm do të jenë aktorët e “Teatrit të kukullave” për të interpretuar për fëmijët. Po në QKLL, këtë të shtunë në orën 18:00 mbahet edhe aktiviteti Kosova e Fahri Musliut.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Serie A fillon raundin e 8-të, barazime në Como dhe Genoa! Sot në fushë Milani dhe Juventusi

Serie A fillon raundin e 8-të, barazime në Como dhe Genoa! Sot në fushë Milani dhe Juventusi