Mbahet sot në orën 11.00 në Pallatin e Kongreseve ceremonia e çeljes së edicionit të 26-të të Panairt të Librit që vijon për 5 ditë me takime me autorë vendas e të huaj, libra me çmime të reduktuara e diskutime mbi letërsinë. Ndër të cilat, lexuesit, në orën 18.00 në stendën e botimeve "Papirus" mund të takojnë ish-kampionin e botës në futboll, francezin Lilian Thuram për prezantimin e librit të tij "Mendimi i Bardhë". Po në këtë orë në Sofanë e Librit, përkthyesja italiane Ilide Carmignani vjen në një bisedë për përkthimin me Edon Qesarin.
Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit mban sot dhe nesër prej orës 9.00 pranë 15-katëshit konferencën ndërkombëtare "Shqiptarët dhe komunizmi".
Nga sot në orën 19.00, për 5 net radhazi, jetësohet në skenën e Teatrit Eksperimental shfaqja premierë "E kuqe" me autor John Logan dhe regji të Altin Bashës.
Shfaqja premierë "Attila" e Giuseppe Verdit, performohet sot në orën 19.00 në skenën e Operas, me regji të Ada Gurras, Okestrën Simfonike të Teatrit dhe artistë të përzgjedhur shqiptarë dhe italianë.
Vijon të shfaqet në teatrin “Skampa” në Elbasan çdo mbrëmje në orën 18.00 deri në 19 nëntor shfaqja “Zyshë e dashur” me autore Ljudmilla Razumovskajan dhe me regji të Aldi Hysotoçi dhe pjesëmarrjen e aktores Luiza Xhuvani.
50 vjet në skenë, artisti Edmond Halili mban sot në orën 19.00 në teatrin "Migjeni" në Shkodër një shfaqje, ku do të performojnë dhe emra të njohura të muzikës e aktrimit.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Besoni se Greqia do pranojë hapjen e grupkapitujve të parë Shqipëri-BE?
-
Po
67%
-
Jo
25.4%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 783
Lajme të tjera
-
‘Ciceron’/ Kultura në një ‘klik’: Arkivi i Filmit, sot te ‘Millennium’ shfaqet i restauruar ‘Lulëkuqet mbi mur’! ‘Hapat’, me dy shfaqje tek 'Artet'
6 Dhjetor, 09:26
-
‘Ciceron’/ Kultura në një ‘klik’: Rona Nishliu në Tiranë, mban koncert në Teatrin Operas! Në Korçë ‘Grinçi vjedh Krishtlindjet’! Emigrimi në postera tek GAT
4 Dhjetor, 11:14
-
‘Ciceron’/ Kultura në një ‘klik’: Teatri Kombëtar ju fton në “Shtëpinë e Zotit”! Majlida Rama në Shtëpinë Studio Kadare! Arie nga ‘Mrika’ te ‘Migjeni’
1 Dhjetor, 11:57
-
‘Ciceron’/ Kultura në një ‘klik’: Ish-kryeministri i Kosovës në Akademi si autor! Poezitë që u kthyen në hite pranë Katedrales Ortodokse! Çelet ekspozita ‘Vazhdë’
30 Nëntor, 10:20
-
'Ciceron'/ Kultura në një ‘klik’: ‘Tingujt e lirisë’, me këngë patriotike në Opera! Nga nesër, rikthehet ‘Mbreti Lir’ në Metropol
29 Nëntor, 11:39
-
‘Ciceron’/ Kultura në një ‘klik’: ‘Folk Fest 2023’ në sheshin 'Skënderbej'! Komedia 'Çifti i hapur' me Suela Bakon dhe Romir Zallën te Eksperimentali
28 Nëntor, 10:16
-
‘Ciceron’/ Kultura në një ‘klik’: Sot 70-vjetori i Operas! Në COD, artistët e vegjël kërcejnë për Pavarësinë! Finalizohet Festivali ‘Moisiu’
27 Nëntor, 10:34
-
Ciceron, kultura në një ‘klik’: ‘E bija e Hënës dhe e Diellit’ te Liceu! Në Opera trëgohen përralla përmes muzikës! 'Atdheu ynë', koncert në Vlorë
25 Nëntor, 10:44
-
CICERON/ ‘Kultura në një klik’: Shpat Deda me koncert pranë Katedrales Ortodokse! Nis nga sot ‘PriFest’ tek ‘Tulla’! Muzika e filmave shqiptarë në Opera
24 Nëntor, 11:36
-
'Ciceron'/ Kultura në një ‘klik’: Festivali ‘Moisiu’ sot me Kumanovën dhe Korçën! ‘Buzëqeshja mbi botë’ në Shtëpinë Studio Kadare!
23 Nëntor, 14:08
-
'Ciceron'/ Kultura në një ‘klik’: Nis Java Kombëtare! Festivali ‘Moisiu’, sot dy shfaqje nga Kosova në ArTurbina! Dokumentari i Prognit për nënën ‘Zojë’
21 Nëntor, 12:34
-
Panairi i librit nuk është treg venecian!
20 Nëntor, 10:05