CICERON/ Ngjarjet e kulturës që mund të ndiqni sot ( VIDEO)

Çelet këtë të hënë në orën 11.00 në Bibliotekën Kombëtare ekspozita “Udhëtarë francezë në Ballkan dhe Orient”.

Mbahet këtë të hënë në orën 12.30 në Pallatin e Kongreseve, konferenca për prezantimin e Panairit të Librit që zhvillohet nga data 16 deri në 20 nëntor

Promovohet këtë të hënë në orën 18.00, në COD të Kryeministrisë, monografia “Maestro Gjelosh Gjokaj”. Vizitorët do të mund të shohin një sërë veprash nga opuse të ndryshme të krijuesit.

Një koncert dedikuar personave autikë, do të mbahet këtë të hënë në orën 17.00 në Teatrin Eksperimental, me të ftuar special si Noizy, Eranda Libohova, Xhesika Polo e Mates Frroku.

Pas premierës në Korçë, shfaqja e skenës së pavarur “Mbyllja e dashurisë”  me Luiza Xhuvanin dhe Vasjan Lamin, mbahet këtë të hënë e të martë në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar.

Nga ora 17.00 në orën 20.00 këtë të diel në sheshin Italia, foto dhe video të ndryshme do të shfaqen në 360 gradë brenda një kabine në kuadër të Javëve Emirate

Pas Pallatit të Brigadave, Banda Kombëtare e Emirateve mban një koncert këtë të hënë në orën 17.00 në sallën ‘Tonin Harapi’.

Këtë të hënë nga ora 17.00 në orën 19.00 do të mbahet pranë “Harabel” një workshop me kaligrafi e dizajn arab, në kuadër të Javëve Emirate.

Qendra e Librit promovon këtë të hënë në orën 18.00 libri  “28 rrahje zemre të përkryera matematikore" të Flogerta Krypit.

Koncerti “Peizazhi i pyllit të harruar” me muzikë të kompozitorit Feim Ibrahimi, do të mbahet këtë të hënë në orën 19.00 në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Mbahet këtë të hënë në orën 18.00,  në teatrin “Bylis” në Fier shfaqja “Çertifikata e martesës” me regji të Driada Dervishit .

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Momenti kur molotovet hidhen drejt derës së bashkisë

VIDEOLAJM/ Momenti kur molotovet hidhen drejt derës së bashkisë