LIBRAZHD - U nisën nga Librazhdi drejt Tiranës për të filluar një jetë të re, por fatkeqësisht ëndrra e tyre përfundoi në ujërat e lumit Shkumbin.
Është kjo historia e çiftit Albina dhe Islmet Karaj, përkatësisht 17 dhe 30 vjeç, të cilët humbën jetën tragjikisht një ditë më parë teksa makina me të cilën ata udhëtonin doli nga rruga në vendin e quajtur Kthesa e Murrashit në Librazhd. (poshtë urës së Kanares në fshatin Mirakë).
Për familjarët e tyre dhimbja ishte edhe më e madhe pasi trupat e të dashurve të tyre nuk po gjendeshin edhe pas shumë orësh kërkime. Dje polumbarët mbërritën 6 orë me vonesë në vendin e ngjarjes dhe si pasojë e motit të keq, kërkimet u ndërprenë pa asnjë rezultat. Kanë qenë vetë ata të cilët mëngjesin e sotëm i nisën vetë kërkimet, duke gjetur trupin e pajetë të Albinës pranë fshatit Mirakë. Bashkë me ta u solidarizuan rreth 200 banorë të zonës. Ndërsa gjatë orëve të pasdites, u arrit të gjendet edhe trupi i bashkëshortit të saj në Labinot Fushë rreth 10 km larg vendit ku çifti pësoi aksident. Trupi u gjet me ndërhyrjen e polumbarëve, pasi familjarët kishin bërë apel për t’u ardhur në ndihmë.
Ismeti dhe Albina një muaj më parë ishin shtuar me një fëmijë. Çifti i ri banonte në fshatin Librazhd Katund, ndërsa Ismeti siguronte të ardhurat në Greqi. Mëngjesin e 3 prillit ishin nisur drejt Tiranës për të gjetur një shtëpi me qera për të jetuar. Ismet Karaj, 30 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Albina Karaj, 17 vjeç gjetën vdekjen duke lënë jetim fëmijën 1 muajsh.
Një ditë më parë vëllai i vëllai i bashkëshortes së viktimës konfirmoi se në makinën me targa AA 655 GB, udhëtonin Albina dhe Ismeti, pasi foshnjën e tyre, fatmirësisht e kishin lënë në Librazhd.

(Makina e mbytur në lum)

(Nxirret trupi i pajetë i vajzës)

(Gjendet trupi i pajetë i 30-vjeçarit)
(Lajmi fillimisht u publikua ditën e djeshme, 3 prill dhe u përditësua sot, 5 prill në 17:00 )
Redaksia Online
(Gre.M/s.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com