Një çifti të dashuruarish që vidhnin sende të shtrenjta brenda veturave në ambiente dhe qendra tregtare, duke hapur mjetet me pult telekomandimi, u arrestuan nga komisariati i policisë së Vorës.
Çifti i të dashuruarve nga Kamza, Dievis Muka 26 vjeç dhe Matilda Mërtiri, 24 vjeçe, dyshohet se janë përgjegjës për më shumë se dhjetë raste të cilat janë dokumentuar nga komisariati i Policisë së Vorës dhe Kamzës.
Por hetuesit dyshojnë se çifti mund të jetë përgjegjës për vjedhje të tjera jo vetëm në zonën e kamzës, por edhe në zona të tjera në kryeqytet, apo në Durrës.
Vjedhjet mësohet se janë kryer që nga maji i vitit 2015, ndërsa e fundit e denoncuar ajo e 13 marsit të këtij viti në sheshparkimin e një qendre tregare në fshatin Gjokaj, pranë autostradës Vorë- Tiranë.

Sipas burimeve të policisë, çifti përdoret një pult si mekanizëm për vjedhjen sendeve dhe parave nga automjetet. Nëpërmjet tij, ata bllokonin mbylljen e derës së shoferit në kohën kur pronari i mjetit zbriste dhe tentonte ta mbyllte.
Sipas policisë, mbajtësi i pultit, shtypte një buton që interferonte me atë të veturës. Zhurma e mbylljes i krijonte poseduesit te mjetit imazhin e gabuar të mbylljes së mjetit ndërsa largohej. Më pas çifti afrohej tek vetura dhe niste kontrollin e mjetit, për para, bizhuteri, telefona celularë, apo sende të tjera të shtrenjta.
Në një prej këtyre rasteve, djali dhe vajza u filmuan nga kamerat e sigurisë në parkimin e qendrës tregtare.
Pas krahasimit të pamjeve dhe shpërndarjes së tyre, ata u identifikuan se ishin Dievis Muka banues në rrugën Berisha në Bathore dhe Matilda Mërtiri banuese në Kamëz.
Policia ndërhyri në mëngjes në banesat e tyre, ndërsa në momentin e ndalimit Muka, tentoi të arratisej. Pas ndalimit të tyre, policia tha se ishin zbuluar së paku 9 raste të vjedhjes me këtë mekanizëm, 8 prej të cilave në Kamëz.

(Pulti që përdorej për vjedhjet)
Vjedhjet e kryera nga dy të rinjtë
Më datë 21.05.2015, rreth orës 11:30, në Qendër Kamëz, tek stacioni i autobusëve, në mjetin ‘’Volksvagen Tuareg” kanë vjedhur një telefon “Galaksi S-5”, dhe një sasi prej 30.000 lekësh.
Më datë 25.05.2015, në Kodër Kamëz kanë vjedhur telefonin tip ‘’Smart phone’’ në makine
Më datë 03.06.2015, rreth orës 22:30, në rrugën “Kosova”, Kamëz kanë vjedhur një telefon tip “Nokia”, dokumentat dhe 10.000 lekë në mjet.
Më datë 25.07.2015, në ora 11 :00 kanë vjedhur dokumentacionin e mjetit dhe një shumë prej 60.000 lekë.
Më datë 15.10.2015, në ora 15:30, në rrugën “Bulevardi Blu” Kamëz, duke qëndruar përpara një dyqani lulesh me mjetin e tij tip “Benz” me targë TR 7797 K, në sediljen e parë i kanë vjedhur dy telefona të markës “Samsung” dhe portofolin e tij me një shumë lekësh.
Më datë 03.11.2015, rreth orës 11.00, në Laknas, tek lokal “Ferma Uka“, është vjedhur brenda në mjetin tip “Toyota” celulari tip “I-Phone – 6 “
Më datë 19.11.2015, ora 18.00, rreth orës 15.30, në Bulevardin “ Blu” Bathore, ka konstatuar se brenda në mjetin e saj tip “Benz” kanë vjedhur shumë prej 368 500 lekë.
Më datë 13.12.2015, në orën 19.30, në rrugën “Skënderbej” Kamëz kanë thyer xhamin e mjetit tip “Mitsubishi" ku i kanë marrë një çantë me 50.0000 lekë.
Më datë 25.12.2015, ora 16.30, në rrugën “Kosova”, janë vjedhur çanta, me disa dokumente personale dhe një shumë prej 10.000 lekë, në mjetin tip “Reno”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO