Cigare kontrabandë drejt Greqisë, një i arrestuar! Ja ku i kishte fshehur

Cigare kontrabandë drejt Greqisë, një i arrestuar! Ja ku i kishte fshehur

KAKAVIJË- Një person është arrestuar pasi po transportonte nga Shqipëria drejt Greqisë 140 paketa cigaresh kontrabandë nëpërmjet Kakavijës. Në pranga ka rënë I. A., nga fshati Vrisera. Ai i kishte fshehur këto pakte në gomën rezervë të makinës. Mbi të rëndon akuza veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë".

"Si rezultat i kontrolleve bazuar edhe në analizën e riskut, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në vijën e dytë në SPK Kakavijë, të mjetit në pronësi të shtetasit  I. A., nga fshati Vrisera, gjetën në gomën rezervë 140 paketa cigaresh kontrabandë, të cilat po i transportonte nga Shqipëria për në Greqi. Paketat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. 

Shtetasi I. A. u arrestua në flagrancë, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë", njofton policia.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali