Cigaret kontrabandë/ Braçe jep detaje nga operacioni: Doganat nuk janë më 'han'

Cigaret kontrabandë/ Braçe jep detaje nga operacioni: Doganat nuk janë më 'han'

Zv. Kryeministri Erion Braçe

TIRANË- Zv. Kryeministri Erion Braçe ka dhënë detaje të reja sa i përket operacionit në doganë ku u kapën 892 mijë paketa cigare kontrabandë. Tre muaj vëzhgim, bën me dije Braçe, teksa paralajmëron se kohët kanë ndryshuar dhe doganat nuk janë më si më parë një "han".

"17 840 000 here si cigare! Nga Hani i Hotit përsëri; Tre muaj në vëzhgim për çdo minute. Tre muaj në pritje të avokatit të duhur për t'i ikur doganës që nuk është më han! Nuk ia dolën! Sot, Drejtoria e Hetimit ne DP Doganave, mjetit me targa CT32BTS, në të cilin rezultonin te ngarkuara sasia prej 1784 koli me cigare me nga 50 steka, me 10 paketa me nga 20 fije, gjithsej 17 840 000 fije cigare të markës “President Slims”, i hapi dyert.

Nga kontrolli rezultoi se, e gjithë ngarkesa me cigare ishte e papajisur me pullë fiskale të Shqipërise apo të ndonjë vendi tjetër. Tani, prokuroria ka marrë në dore të gjithë dokumentet e këtij krimi fiskal", shkruan Braçe.

Postimi i plotë i zv. kryeministrit Erion Braçe

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur