Çika letër protestë Metës për dekorimin e Mehdi Bushatit, Zhiti: Akt shumë i rëndë i presidentit

Çika letër protestë Metës për dekorimin e Mehdi Bushatit, Zhiti: Akt shumë i rëndë i presidentit

Poeti i njohur, Visar Zhiti e ka cilësuar si një akt shumë të rëndë vlerësimin nga ana e presidentit Ilir Meta Mehdi Bushatin, 'torturuesin e komunizmit', sipas së cilit thellon dyshimin ndaj demokracisë.

Ai i ka dërguar një letër Nebil Çikës, Kryetar  i Shoqatës së (ish) të Përndjekurve Politikë ku thotë se veprohet me dy standarte; kur dekorojnë një ish-të përndjekur shohin dosjet e tyre, e ndërsa nuk ndodh e njëjtja gjë me 'persekutorët', që emrat e tyre mund të jenë edhe te muzeumet si “BunkArt-1”, “BunkArt-2”

"Faleminderit Visar ! I dashur Kryetar  i Shoqatës së (ish) të Përndjekurve Politikë,

Miku im Nebil Çika, Ju pershendes nga larg, nga SHBA, por dhe nga afër, nga zemra dhe bashkohem me Ju në protestën ndaj Presidentit të Republikës per dekorimin e eksponentëve të diktaturës, të mjeshtave “në sportin e torturave” të njerëzve. Kjo është saktësisht të behesh pjesë e atij krimi të madh shtetëror që e gjitha bota normale, ajo demokratike dhe e kulturuar e dënon.

Ashtu siç Ju degjova në një intervistë tuajën në një nga televizionet, kur Presidentët maten të dekorojnë ndonje nga te persekutuarit a ish te burgosurit politikë per qendresen dhe veprat kunder diktatures a të arratisurit, kontrollojne se mos u del në dosjet e tyre si bashkëpunëtor i Sigurimit famëkeq të Shtetit, që të mos e japin atë dekoratë, që vlen aq sa ai që e jep. Po pse nuk shihet per te tjerët në dosjet e tyre a kanë qenë me persekutoret, persekutorë vetë, shefa arrestimesh e torturash te tmerrshëm në qelitë e Sigurimit te Shtetit, që mund ta keni emrin dhe te muzeumet e tyre “BunkArt-1”, “BunkArt-2”, “Shtëpia me gjethe” a shtepi te tjera, - hymne të komunizmit?

Per persekutorët nuk ka asnjë hezitim vetēm nga dishepujt.Tirana e tiranëve po dekoron keshtu krimin, duke i venë në gjoks si dekoratë plagët e pashëruara të Shqiperisë. Akt shumë i rëndë, që e thellon dyshimin ndaj demokracisê, që po mundohemi të kemi.  Fantazma e diktatorit Enver Hoxha me ato te bashkepunëtorëve të tij po u afrohen zyrave që lanë, edhe më shumë. Dekorat e tij të pahequra po shkelqejne serisht, ashtu të pergjakura, në dekoratat që u japin presidentet shërbëtorëve te zellshem të krimit shtetêror. Shqipëria zyrtare keshtu mund te ketë president, por jo shqiptarët, as Ti dhe as unë.

Bashkohem me qendrimin dhe perpjekjet e të perndjekurve politike Shqiptarë si dje dhe sot në luftën kunder kthimit te diktarures, jo vetëm si moral, as si demokraci e tyre, e shndërruar në prantikë oligarkike e sistemit te dikurshëm.

Juaji, Visar Zhiti", shkruan Zhiti.


Lajmi kryesor:

'Dekoroi torturuesin e sigurimit të shtetit', Çika për Report Tv: Meta të ndajë mendjen, është me xhelatët apo viktimat! Do ta bojkotojmë


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja