FIER - Rrethi Çiklistik i 82-të i Shqipërisë ka mbyllur ditën e pestë dhe të fundit për këtë sezon, teksa në Etapën e Pestë nga Vlora në Fier fitues ka dalë Jovan Divnic, përfaqësuesi i ekipit nga Mali i Zi. Fitues për gjithë turneun u shpall ekipi nga Holanda, 'Amsterdami'. Ndërkohë fitues i gjithë turit është shpallur holandezi Tom Jokmans.
Fituesi i kësaj etape u vendos në limite, pasi ishte një sprint final që solli edhe kampionin e garës. Dueli në fund pa edhe një incident pranë vijës së finishit dhe protagonist ishte Marko Stankoviç, pjesëtari i ekipit nga Serbia.
Vetëm pak centimetra nga fundi, ai u rrëzua keqazi në asfalt dhe u përplas me disa tifozë që ndodheshin pranë, ndërsa nga pamjet duket se ka patur edhe një tjetër çiklist që më vonë u shemb në tokë, por pa lëndime të rënda.
Ndërkohë që fituesi i gjithë Etapave të Rrethit Çiklistik të Shqipërisë është shpallur ekipi i 'Amsterdamit' nga Holanda dhe çiklisti Tom Jokmans si më i miri i gjithë Rrethit. Në këtë turne morën pjesë 14 skuadra dhe 98 çiklistë nga Shqipëria, Ballkani dhe Evropa.
Etapa e Pestë - Këtë të premte gara nisi në Shëtitoren e Vlorës në orën 10:00, për të vijuar më pas në autostradën Vlorë - Fier, në Unzaën e Fierit, Fier - Savër, deri në dalje të Levanit për të përfunduar në qendër të Fierit pas orës 13:00.
S.Dh/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Shkurt, 10:30
Haga kërkon dënimin me 180 vite burg për ish-krerët UÇK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
5.8%
-
Të gabuar
89.8%
-
Nuk kam mendim
4.3%
Vota total: 1693
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Milano Cortina'/ Nesër nis rrugëtimi i Shqipërisë në Olimpiadën Dimërore, Denni Xhepa garon në Super-G (Agjenda)
10 Shkurt, 15:01
-
Lushnje/ Banorët e Imshtës kundër parkut fotovoltaik: Toka është e shtetit, ne e kemi në përdorim (VIDEO)
10 Shkurt, 13:08
-
Punonjësit e kompanisë së sigurisë protestojnë sërish para 'Bankers': S'kemi marrë rrogat e 7 muajve! Jemi zhytur në borxhe e kredi (VIDEO)
10 Shkurt, 11:57
-
Mes lagështirës e mykut, qendra shëndetësore Nr.2 në Fier me kushte minimale higjiene! Kërkohet ndërhyrje urgjente (VIDEO)
9 Shkurt, 17:43
-
Martesat për letra jashtë vendit, rekord divorcesh në Fier! Vetëm në 2 vite, 29 padi për mosnjohje atësie
8 Shkurt, 18:25
-
‘Veri-Jug’/ Ardenica, fshati i fidanishteve
8 Shkurt, 17:03
-
Ndërtimi i parkut fotovoltaik në Lushnjë përplas banorët me Policinë, reagon Braçe: ‘Agai i ri’ po grabit tokën publike! Kanë kërcënuar banorët (VIDEO)
8 Shkurt, 12:18
-
Një jetë mes tik-takeve, dita e usta Shyqos nga Fieri: Më janë besuar ora deri në 27 mijë euro, ja sa lekë i riparoj (VIDEO)
7 Shkurt, 14:33
-
U rendit e treta në Kampionatin Italian të Skive, Semire Dauti kërkon medalje për Shqipërinë në 'Milano Cortina 2026'
7 Shkurt, 11:32
-
Njihuni me Lisa Brungën, 17-vjeçaren lezhjane të lindur në Kanada! Do përfaqësojë Shqipërinë në Olimpiadën Dimërore
7 Shkurt, 10:40
-
Vëzhgimi në Mallakastër, Kuçovë dhe Lushnje/ Fshatrat pa rrugë po shkojnë drejt izolimit, banorët: As të vdekurit s’mund t’i varrosim
7 Shkurt, 10:03
-
Qeveria miraton ndërtimin e centralit fotovoltaik në Fier, kompania përgjegjëse detyrohet t'i japë shtetit shqiptar 2% të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike
6 Shkurt, 17:03