Cikloni i fuqishëm 'mbërthen' Mozanbikun/ Të paktën 1000 njerëz janë mbytur (Video)

Cikloni i fuqishëm 'mbërthen' Mozanbikun/ Të paktën 1000 njerëz janë mbytur (Video)

Të paktën 1000 njerëz janë mbytur në Mozambik pasi një ciklon i fuqishëm kaploi vendin. Kanë kaluar tashmë katër ditë qëkur cikloni i fuqishëm ra në Mozanbik, dhe la pas trupa të shumtë njerëzish të vdekur e duke lundruar nëpër lumenj.

Cikloni "Idai" konsiderohet të jetë më shkatërruesi, që e ka goditur këtë shtet të varfër të Afrikës juglindore, në dhjetë vitet e fundit,

Autortetet shprehen se numri i të vdekurve mund të rritet pasi shumë njerëz konsiderohen të humbur. Ata shprehen se ujërat e lumenjve kanë mbuluar zonat, duke bllokuar edhe rrugët kryesore. Është një tragjedi e madhe.

Vendi prej ditësh ndodhet në situatën e emergjencës pasi cikloni ka shkaktuar dëme të madha në njerëz, infrastrukturë dhe materiale.Njësitë shpëtimtare po bëjnë përpjekje t’i ndihmojnë banorët e bllokuar, duke iu hedhur ushqim nga helikopterët.                                               

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës