Cila është pyetja më e kërkuar në Google për vitin 2022?

Cila është pyetja më e kërkuar në Google për vitin 2022?

Google

“Si e kishte emrin ai aktori? Prit, ta kërkoj në google”.

Na ndodh shpesh që të përdorim google-in duke zëvendësuar kujtesën tonë si mjet; duke zëvendësuar telefonatën apo vizitën te mjeku familjar, duke zëvendësuar librat e enciklopeditë, ndonjëherë, duke e kthyer në “guru”.

Por, cila është pyetja më e kërkuar në google në të gjithë botën për vitin 2022? Pyetjet që dominojnë sivjet janë të një natyre praktike, ku ajo që zë vendin e parë është “Cila është adresa ime e IP-së” (what is my ip), e kërkuar njësoj nga plot 3,350,000 njerëz.

Pyetja e dytë në radhë, nga ana tjetër, është: Sa është ora? Si të lidhësh kollaren, si quhet kjo kënga, si të humbasësh kile janë pyetjet që pasojnë më tej.

Ku është iphone-i im? A do të bjerë shi sot? Si të bësh lekë? Sa vjeç është Donald Trump? Janë disa nga pyetjet më të shpeshta që njerëzit ngrenë në google.

Të dhënat përllogariten çdo gjashtë muaj nga kompania Mondovo, e cila ndan në kategori llojet e klikimeve në google, duke i renditur nga fjala, apo fraza që është klikuar më shumë.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i mjekut, a po bëhet sa duhet për të luftuar korrupsionin në sistemin shëndetësor?



×

Lajmi i fundit

Graciano Tagani dhe Argjira Spanca do të bëhen prindër? Moderatorja zbulon të vërtetën

Graciano Tagani dhe Argjira Spanca do të bëhen prindër? Moderatorja zbulon të vërtetën