Cila është e vërteta e martesës së Beyonce?

Cila është e vërteta e martesës së Beyonce?
Beyonce ka hedhur poshtë edhe një herë zhurmat për ndarjen e saj.

Ajo ka postuar në rrjetin e saj Instagram një foto ku bashkëshorti i saj Jay-Z po mban vogëlushen Ivy Blue në krahë.

Në sfond kanë një plazh piktoresk, ndërsa vogëlushja ka veshur një fustan plazhi në ngjyrë pink.

beyonce

“Ngjyra ime e preferuar është Jay-Z Blue” shkruan këngëtarja pranë fotos.

Ata janë në suksesin e turneut të tyre “On The Run” prej të cilit pritet të marrin shumë të ardhura.

Kjo është arsyeja, sipas revistës New York Post që çifti po qëndrojnë së bashku.

Ndërsa ditën e djeshme, Beyonce është parë duke vizituar një apartament të vogël të cilin e kishte blerë fshehurazi përpara një muaji.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!