Cilat janë rreziqet që vijnë nga konsumi i tepërt i sheqerit

Cilat janë rreziqet që vijnë nga konsumi i tepërt i sheqerit

Sheqer

Nëse jeni ndër ata persona që nuk e nisni dot ditën pa diçka të ëmbël, është koha ta rimendosh këtë zakon pasi konsumimi i tepërt i sheqerit mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin mendor.

Më poshtë kemi listuar rreziqet që vijnë nga konsumi i tepërt i sheqerit.

Ndikon në kujtesë dhe përqendrim
Studimet tregojnë se një dietë e pasur me sheqer mund të zvogëlojë kapacitetin e trurit për të krijuar dhe ruajtur kujtime të reja. Luhatjet e nivelit të glukozës ndikojnë në rritjen e niveleve të kortizolit (hormoni i stresit), duke dëmtuar strukturat e trurit përgjegjëse për proceset e të mësuarit dhe kujtesës, si hipokampusi.

Shton rrezikun për depresion dhe ankth
Konsumimi i sheqerit është i lidhur ngushtë me rritjen e rrezikut për depresion dhe ankth. Inflamacioni në tru, i shkaktuar nga sheqeri, kontribuon në zhvillimin e simptomave të depresionit. dhe pse fillimisht sheqeri ju jep një ndjenjë kënaqësie, pasojat e tij shkaktojnë një rënie të shpejtë të energjisë dhe humorit, duke krijuar një cikël të pafund luhatjeje.

Rrit mundësinë për tu prekur nga sëmundjet neurodegjenerative
Konsumimi i tepërt i sheqerit është i lidhur me rritjen e niveleve të insulinës, që mund të dëmtojë qelizat e trurit dhe të rrisë rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimer-i dhe Parkinson-i. Studimet tregojnë se ata që konsumojnë shumë sheqer kanë më shumë mundësi të zhvillojnë Alzheimer në moshë të rritur.

Krijon varësi
Sheqeri krijon një varësi të ngjashme me drogat, duke stimuluar lirimin e dopaminës, substancës kimike që na bën të ndihemi të lumtur. Kjo i jep trurit një ndjenjë kënaqësie, duke na detyruar të kërkojmë më shumë për të ndjerë të njëjtën kënaqësi.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Arrestohet 59-vjeçari në Burgajet, iu gjet në banesë një kallashnikov dhe 813 fishekë luftarak (EMRI)

Mat/ Arrestohet 59-vjeçari në Burgajet, iu gjet në banesë një kallashnikov dhe 813 fishekë luftarak (EMRI)