Një studim ka dalë në përfundimin se njerëzit me sindromën e disleksisë janë përsonat që do të kryesojnë në të ardhmen.
Disleksia është një sindromë me bazë neurologjike që prek fëmijët duke sjellë vështirësi për leximin apo konceptimin e shkronjave.
Fëmijët disleksikë në shumë raste nuk mund ta përcaktojnë dot rolin e disa sendeve të përdorimit të përditshëm.
Sipas të dhënave nga Forumi Ekonomik Botëror dhe kompania "Made By Dyslexia", u zbulua se aftësitë e njerëzve disleksikë përputhen me aftësitë që do të kërkoheshin në vendet e punës të së ardhmes.
Aftësi të caktuara po bëhen gjithnjë e më pak të dobishme për punëdhënësit në mes të rritjes së automatizmit dhe zhvillimit të teknologjisë.
Nevoja për përpunim dhe aftësi manuale si menaxhimi i kohës, leximi, matematika dhe dëgjimi aktiv ishin në rënie, sipas raportit.
Kurse aftësitë krijuese dhe sociale të tilla si udhëheqja, të menduarit analitik dhe modelimi i teknologjisë ishin gjithnjë e më të kërkuara.
Autorët e raportit gjithashtu theksuan se shumë aftësi që shihen zakonisht te njerëzit me disleksi, do të ishin jetike për të gjitha industrititë deri në vitin 2022.
Ato përfshijnë udhëheqjen, ndikimin shoqëror, krijimtarinë, iniciativën dhe gjenerimin e ideve.
“Do të krijohen detyra të zgjeruara dhe punë të reja që përputhen ngushtë me pikat e forta të të menduarit disleksik. Disleksia mund të ofrojë një mundësi për organizatat që të tejkalojnë hendekun e aftësive të së ardhmes", janë shprehur autorët e studimit.
“Neurodiversity” u bëri thirrje kompanive të ndërmarrin disa hapa për të dalluar aftësitë e personave me disleksi dhe duke inkurajuar punëdhënësit që të zhvillojnë një aftësi neurodiversitare që kupton profile të ndryshme njohëse.
Autorët e studimit u bënë thirrje udhëheqësve të biznesit t’u kushtojnë rëndësi dhe të vlerësojnë personat e prekur nga kjo sindromë.
Neurodiversiteti i referohet mënyrave të ndryshme që truri funksionon dhe interpreton informacionet.
Bazuar tek ky studim, Steve Hatch, nënkryetar i Evropës Veriore në Facebook tha që kompanitë duhet të mbështesin punëtorët që kishin mënyra alternative të të menduarit.
"Mendimtarët disleksikë shpesh janë në gjendje të shohin lidhje që të tjerët mund të humbasin dhe të krijojnë tregime që mund të thjeshtojnë produktet ose mendimet e ndërlikuara," tha ai në raport.
Sipas tyre, bota e biznesit shpesh bazohet në fakte dhe shifra, ndërsa detajet dhe të dhënat janë më të rëndësishme, aftësia për të konceptuar e përtërirë është ajo që i ndan të suksesshmit dhe të pasuksesshmit.