Studimi ngre alarmin, 40% e të rinjve më infertil se gjyshërit e tyre. Sociologia Binjaku në Report Tv: Shifrat gjithmonë e në rënie, jemi në vështirësi

Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’ u diskutua deklarata e Papa Françeskut ku kritikon ashpër çiftet e reja që nuk duan të kenë fëmijë. Të ftuar në studio këshilluesit martesor Ned Spiecker dhe Jorid Spiecker si dhe sociologia Entela Binjaku diskutuan mbi deklaratën e fundit, ku sipas të dhënave edhe në Shqipëri duket se ka nisur ‘dimri demografik’ përsa i përket lindshmërisë në vend, sidomos muajt e fundit.

Ne kemi shumë vite që jemi në vështirësi reale sa i takon lindshmërisë. Shifrat tek ne janë gjithmonë në rënie, kështu që jemi në një periduhë të vështirë. Është pesimizmi për të adhmen me një pasardhës, është pamundësia ekonomike për një jetë të sigurtë ekonomike, është ndërgjegjësimi për koston e lartë për sjelljen në jetëe një fëmijë dhe sigurisht mënyra se si ka ndryshuar familja shqiptare” u shpreh sociologia Binjaku për arsyet kryesore që kanë cuar në një dimër demografik të lindshmërisë në Shqipëri.

Ndërsa theksoi se një tjetër arsye e shtuar sipas studimeve të fundit është ulja e fertilitetit tek të rinjtë:

Një tjetër arsye janë vështirësitë reale që ka prekur fertiliteti. Pra ka çifte që provojnë dhe nuk munden dhe jo se nuk kanë dëshirën. Një studim  tregonte për rënien e aftësisë së fertilitetit të meshkujve të rinj në shkallën 40% krahasuar me gjyshërit e tyre. Pra gjyshërit kanë qenë 40% më fertil se sa të rinjtë e sotëm’’ tha ajo.

Duke ngritur këshu ‘alarmin’ për një problematik e cila duket se po theksohet gjithmonë e më shumë e që sipas saj do të sjell pasoja të rënda në shoqëri.

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Presidenti i ri do të jetë një prej emrave të propozuar nga opozita?



×

Lajmi i fundit

John

Ndihma për Ukrainën, Biden: Populli i Shteteve të Bashkuara qëndron së bashku me popullin trim të Ukrainës