Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?

Eshtë sot 28 Nëntori, festa jonë, festa e Pavarësisë. Nuk e pati të lehtë Ismail Qemali dhe shqiptarët e tjerë për të formuar Shqipërinë me kufinjtë që të mëdhenjtë na lejuan të mbajmë, por sot ekzistojmë dhe shijojmë ekzistencën tonë falë sakrificave të më të mirëve që punuan për këtë ditë.

Njohim kulturën, luftën, vendosmërinë, patriotizmin e Rilindasve shqiptarë, por si është dhe kush është një patriot i vërtetë sot? Nëse shohim përkufizimet e ndryshme tradicionale nuk ka dyshime se “një patriot i vërtetë është ai që do Atdheun mbi gjithçka tjetër. Ai punon për të mirën e vendit, respekton historinë dhe kulturën kombëtare dhe sakrifikon për mbrojtjen e vlerave kombëtare. Një Atdhetar i vërtetë është i ndershëm dhe përpiqet për të ardhmen e brezave pa kërkuar përfitime personale. Një patriot i vërtetë nuk kërkon lavdi, por lë gjurmë në historinë e vendit me punë, sakrificë dhe dashuri të pakushtëzuar”.

Nuk e di nëse do të gjenim sot me të vërtetë mes nesh, në Shqipërinë e 2024, shqiptarë si Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, Ismail Qemali apo Nënë Tereza, të cilët bënë vepra të mëdha për shqiptarët dhe Shqipërinë. Në fjalët tonë të urta për patriotizmin mund të kujtojmë se “Dashuria për atdheun nuk matet me fjalë, por me veprime dhe sakrifica”, duke reflektuar mbi sa thuhet, mund të pyesim: A ka sot mes nesh shqiptarë që dëgjojnë zërin e dheut në zemër? Që e shohin tokën tonë si një gjë të shenjtë. A ka mes nesh sot patriotë që të jenë zëri i të vërtetës, i drejtësisë dhe mburoja e nderit kombëtar? Bashkëatdhetarë që nuk kërkojnë lavdi, por që lenë vetëm gjurmë në historinë e vendit me punë, sakrificë dhe dashuri të pakushtëzuar?

Ndoshta sot një patriot i vërtetë nuk është i thirrur për veprime të mëdha, por për veprime të vyera të vogla: si për shembull Paqja mes nesh, si vlerë e jashtëzakonshme nën hijen dhe lirinë e së cilës mund të rriten virtyte të vërteta njerëzore.

Puna për t’u përmirësuar, dëgjuar dhe vlerësuar ata shqiptarë që nuk cënojnë dinjitetin njerëzor të të tjerëve bashkëatdhetarë.

Dashuria për të parë të bukurën dhe të mirën në një vend të vogël si Shqipëria, por të bekuar nga një larmi natyrore dhe njerëzore që mbetet ende për t’u eksploruar.

Në fund të fundit, a jemi të lumtur ne kur përditë shohim një copëz qielli, toke të Shqipërisë? A jemi të lumtur kur përballë kemi një shqiptar si ne?

Nëse zemra jonë gufon, atëherë, ndoshta, mund të themi se jemi Atdhetarët e 2024 në Shqipëri dhe sot meritojmë të festojmë!

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rrofte shqiperia: 28/11/2024 14:37

    gezuar festen e flamurit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias: Turqia po zgjeron pretendimet ndaj Greqisë

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias: Turqia po zgjeron pretendimet ndaj Greqisë