Cilët janë ushqimet që shkaktojnë alergji? Ja lista

Cilët janë ushqimet që shkaktojnë alergji? Ja lista

Kikirikë

A e dini se rreth 140 lloje ushqimesh shkaktojnë alergji? Megjithatë 90% të alergjive ndaj ushqimit janë të lidhura me 8 produkte specifike:

• Qumështi i lopës
• Veza e pulës
• Kikirikët
• Ushqimet me sojë
• Gruri
• Peshku
• Midhjet dhe frutat e detit
• Arrorët (arrat, bajamet, lajthitë, gështenjat, shqemet, arrat amerikane, kikirikët, arrat e Brazilit etj)

Nëse dëshironi të kuptoni cili ushqim ju shkakton alergji, atëherë hiqni nga ushqimi qumështin e lopës të parin. Ky qumësht përmban 25 molekula të ndryshme që sipas shkencëtarëve kanë potencialin për të shkaktuar një reagim alergjik.

Qumështi i lopës përmban një proteinë të quajtur kaseinë, e cila përdoret në shumë produkte të tjera dhe gjendet edhe në ushqimet e sojës. Nëse dyshoni që jeni alergjik ndaj qumështit të lopës, atëherë duhet të hiqni dorë edhe nga produkte që janë të prodhuara nga ky qumësht.

Këtu futen kremërat, salcat kremoze, akulloret apo edhe çokollata me qumësht. Mënyra e prodhimit, përpunimit, trajtimit dhe magazinimit të një ushqimi është gjithashtu një faktor në shkaktimin e një reagimi alergjik.

Për shembull, disa ushqime kanë në përmbajtjen e tyre disa molekula që shkaktojnë alergji, të cilat për fat të mirë shkatërrohen nga nxehtësia. Njerëzit që vuajnë nga alergjitë ndaj qumështit të lopës janë shprehur se kur kanë pirë qumësht të ngrohtë nuk kanë pasur të njëjtat simptoma si më parë.

Kjo si rrjedhojë e nxehtësisë që ka shkatërruar molekulat toksike. Nga ana tjetër, molekulat e kikirikëve mund të shkaktojnë reagime të rënda toksike, por ato janë rezistente ndaj nxehtësisë.

Cilat ushqime nuk shkaktojnë fare alergji?

Ekzistojnë disa lloje ushqimesh që ka pak në mos aspak gjasa të shkaktojnë alergji:

• Mollët
• Mishi i qengjit
• Dardhat
• Kungujt
• Patatet e ëmbla
• Qershitë
• Karrotat
• Orizi

Përveç faktit që kungujt, karrotat dhe patatet e ëmbla nuk kanë alergjenë në përmbajtjen e tyre, këto perime kanë vlera shumë të mira shëndetësore dhe ushqimore. Për më tepër, nëse zgjidhni të konsumoni ushqime organike, ulni ndjeshëm dozën e pesticideve dhe toksinave të tjera që shkaktojnë alergji. Konsumatori duhet t’i vejë veshin trupit të tij. Nuk ekzistojnë rregulla dhe procedura strikte mbi mënyrën se si trupi reagon ndaj një ushqimi të caktuar. 

Statusi shëndetësor i çdo njeriu dhe tradita e të ngrënit janë faktorët më të mirë që ndihmojnë në vlerësimin e një alergjie potenciale ndaj ushqimit. E mira e të mirave është që në dietën tuaj të shtoni produkte që sillen mirë me stomakun dhe mbi të gjitha, shmangni alkolin./Agroweb/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille