Cili është i ftuari special i "Natë së
Bardhë" këtë vit? Një tjetër yll botëro

Cili është i ftuari special i "Natë së<br />Bardhë" këtë vit? Një tjetër yll botëro
John Newman është i ftuari special që do të këndojë live përpara publikut shqiptar gjatë Natës së Bardhë më 29 Nëntor. Kantautori dhe këngëtari britanik e bëri me dije lajmin në llogarinë e tij në Facebook, ku shkroi: "Shqipëri! Do të vij në Tiranë më 29 Nëntor për të festuar festën tuaj kombëtare dhe Natën e Bardhë. Shpresoj t'ju shoh atje".

Adhurues të artistit, më së shumti femra nga Shqipëria, janë shprehur shumë të emocionuara për të ndjekur 'live' performancat energjike të Newman, që deri më sot i kanë ndjekur vetëm nga ekrani apo i kanë dëgjuar në klubet e natës. John Newman njihet kryesisht për hitet "Love me Again", "Blame" apo "Come and get it".

Ardhja e tij në Shqipëri u mundësua nga Bashkia e Tiranës, e cila për dy vite me rradhë ka sjellë në vendin tonë artistë me famë botërore. Vitin e kaluar në sheshin "Nënë Tereza" performoi Jessie J, ndërsa një vit më parë, Rita Ora. 
john newman
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin