Revista e famshme “Forbes” ka publikuar së fundmi listën vjetore të 20 Yjeve të Hip-Hop-it që paguhen më shumë në botë.

Nga të dhënat e revistës, Kanye West ia ka kaluar Jay-Z dhe është ngjitur në vend të parë.

West kryeson listën me një fitim vjetor prej  150 milionë $.

Në vendin e dytë është Jay-Z me 81 milionë dollarë dhe i treti është Drake me 75 milion dollarë.

Forbes citoi edhe shitjet e perandorisë "Sneaker Yeezy" të Kanye me Adidas, i cili raportohet se pritet të arrijë në 1.5 miliardë dollarë këtë vit, si pjesa më e madhe e të ardhurave të tij nga paratë që ai fitoi brenda vitit kalendarik 2019.

Postimi i Kanye West