Çiljeta sjell në jetë vogëlushin e saj Fernando Chris

Çiljeta sjell në jetë vogëlushin e saj Fernando Chris
Këngëtarja e njohur shqiptare Çiljeta ka sjellë në jetë djalin e saj Fernando Chris.

Lindja e vogëlushit ka ardhur me operacion cezarian në spitalin “Hygenia”. Mësohet se djali gëzon shëndet të plotë dhe peshon rreth 3 kg e 300 gr.



Si vogëlushi ashtu edhe nëna e tij gëzojnë shëndet të plotë ndërkohë Çiljeta pritet të lërë spitalin pas 3 ditësh.

Vetëm një ditë më parë këngëtarja ka festuar 28-vjetorin e saj duke marrë shumë urime nga miqtë dhe kolegët.



Gjithashtu ajo ka falënderuar për urimet që i kanë ardhur në faqen e saj në Facebook. “Flm te githeve per urimet ne kte dit kaq te vecant per mua me shum se cdo ditlindje tjeter meqe ky 28 vjetor me gjeti 2she bashk me bebin tim.......ju puthhh forttttttt,-ka shkruar këngëtarja.



Aktualisht këngëtarja është në një lidhje me latino-amerikanin Tomas, i cili ka asistuar gjatë lindjes së të birit.

I urojmë vogëlushit jetë sa më të gjatë e të lumtur së bashku me prindërit e tij.

(xh.k/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK! Është mbretëresha e provave

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK! Është mbretëresha e provave