Në një reagim të ashpër në rrjetet sociale, gazetari Çim Peka, i njohur për afërsinë e tij me familjen Berisha, akuzoi drejtuesit aktualë të PD-së se po veprojnë si “një parti pa kokë”, duke i kundërvënë sjelljen e tyre me imazhin e Sali Berishës si lider i fortë.
Peka denoncon marrëveshjet për kandidatët, negociatat me aleatët dhe lëshimet politike, duke pretenduar se PD ka humbur parimet dhe është zhytur në pazare të vogla që, sipas tij, e diskreditojnë opozitën.
"Mjaft është mjaft!
1-Partitë e vogla nuk pranojnë kandidat nga PD prandaj PD pranon Florin si kandidat të pavarur.
2-Që partia e Shabanit të mbështesë Florin, duhet PD t’i japë Shabanit firmat për “Avokat të Popullit”.
Mjafton vetëm kjo sjellje politike për të kuptuar që PD nuk po sillet si partia e Sali Berishës, por si një parti pa kokë dhe me kalamanj të llastuar që rrinë para pasqyrës duke bindur veten se janë pasardhës të Sali Berishës.
Kjo sjellje e PD këto dy tre muaj që nga kandidatura për Tiranën deri te firmat për Shabanin, është treguesi më i qartë se Sali Berisha është zbutur shumë dhe nuk është Sali Berisha për të cilin mijëra njerëz i shpallën luftë edhe SHBA para katër viteve, vetëm e vetëm që opozita të kishte në krye një luftëtar si Sali Berisha që njohim.
Mjaft është mjaft.
Berishën nuk e mbështetëm si pajtues fëmijësh politik në PD, por si lider i fortë që vendos parimin edhe kur politikisht nuk i shkon për shtat si parti.
Nuk mund të tallen fëmijët e llastuar të ekraneve të Ramës me thelbin e të bërit politikë. Nuk mundet partia më e madhe e opozitës të mos nxjerrë kandidat të saj, se nuk duan dy tre palaço të Ramës që dalin në media si opozita e opozitës.
T’i qëndrosh presionit të padrejtë të SHBA-ve e të përkulesh para presionit të Endri Shabanit, të Delina Ficos, e Agron Shehajt, një idioti politik që nuk kuptohet kur flet nëse është grua apo burrë, vetëm një PD pa lidership politik mund ta bëjë.
Berisha duhet të sillet si Berisha, bash për këtë u mbështet.
Kthehuni te parimet e lërini negociatat me Flamura e Oerda. Opozita të vetmin pushtet ka moralin, asgjë tjetër. Po e falët edhe këtë, ulni qepenin e mos gënjeni më njerëzit. Nuk mundet derri në llucë, është fusha e derrit, lluca. Po luajtët me taktikat e Ramës, fiton Rama, se ka nën kontroll gjithçka." - shkruan Peka.
Komente












