Çipa: Ndërprerja e reklamave
drastike! Dialog me qeverinë

Çipa: Ndërprerja e reklamave<br />drastike! Dialog me qeverinë
TIRANË - Kreu i Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa flet për një nevojë imediate të përmirësimit të legjislacionit për t’i ardhur në ndihmë mediave, reformë e cila sipas tij vijon të mbetet e bllokuar dhe zvarritet prej dy vitesh. I ftuar në emisionin e mëngjesit Rreze Dielli në televizionin Report TV, Çipa tha se ndërprerja drastike e reklamave të qeverisë është një tjetër goditje që ka marrë media në Shqipëri dhe në këtë kontekst apeli i tij i drejtohet si qeverisë ashtu edhe gazetarëve: Të bashkohemi për t’i bërë presion qeverisë në mënyrë që mos të ketë përfitime selektive.
 
 “Që në vitin 2009 kur shpërtheu kriza në Evropë, qeveritë ndërmorën hapa ndihmues për median. E dimë fort mirë që edhe pse zhytur në krizë financiare Italia ka përmirësuar legjislacionin në ndihmë të mediave. Kjo është një ndërprerje drastike që penalizon edhe atë që ka vlera publike dhe atë që është i papërgjegjshëm. Unë mendoj që çdo hap përmirësues i qeverisë aktuale duhet bërë në koordinim me grupin komunitar të medias, nuk duhet bërë në mënyrë të veçantë, për inkurajime dhe përfitime selektive. Vazhdojmë të ndahemi në media të majta dhe të djathta, ndërkohë që jemi në të njëjtin status dhe në të njëjtën shërbim ndaj publikut. I drejtohem në këtë apel të dyjave palëve, ne jemi në nevojë, qeveria sa më të tkurrur ta shohë median aq më e gëzuar është. Duhet të kthejmë principet më klasike të gazetarisë. Të rishikohet mundësia e bashkimit të gazetave, një domosdoshmëri për të ikur nga një tabu, për ta përdorur si një mjet presioni nga shumë individë. Jemi në një moment të ri. Nuk negociojnë me qeverinë 2-3 pronarë të rëndësishëm të medias, tashmë do negociojmë me pretendimin për ta bërë treg mediatik të gjitha grupet e interesit. Organizatat e botuesve, gazetarëve, pronarëve...mungon institucionalizimi i përfaqësimit. Ne jemi rast i ndryshëm nga gjithë hapësira ballkanike, ne jetojmë akoma në një anarki tranzicioni dhe duhet të marrë fund. 25 vite në një realitet të tille janë të mjaftueshme për të shkaktuar një ndryshim të thellë” , u shpreh Çipa.
 
Një tjetër proces në të cilin kreu i Unionit të Gazetarëve e sheh të domosdoshëm kontributin financiar të qeverisë është edhe dixhitalizimi i mediave.
 
“Dixhitalizimi është vonuar për disa arsye, pretendimet dhe dominancat që kanë grupet kryesore në fushën e medias në Shqipëri që vazhdojnë të mbeten ende pa strategji në pranimin e platformës dixhitale të medias publike”, shtoi Çipa.
 
I shumëpërfoluri dekriminalizim, sipas analistit Aleksandër Çipa veç politikës duhet të prekë edhe median. Pushteti i katërt sipas tij duhet t ëjetë i pastër! Në këndvështrimin e tij do të ishte e patolerueshme që mes drejtuesve të mediave dhe gazetarëve të kishte edhe persona me të shkuar kriminale.
 
“Natyrisht që dekriminalizimi duhet të përfshijë edhe median. Kjo nuk mund ta përjashtojë çështjet që ka pasur me të shkuarën çdo editor. Në fillesat e mandatit të dikurshëm të ILDKPKI-së ne si Union kemi kërkuar që në listën e  personave publik të përfshihen edhe editorët shqiptarë për të ruajtur ato kredite morale që kemi detyrim ndaj opinionit publik. Realiteti i mitdhënies dhe mitmarrjes nuk është vetëm në sistemin e drejtësisë, nuk e ka eksluduar as fushën e medias. Do të ishte fyese për të gjithë skemën e mediave, nuk dua ta pranoj këtë koncept për ne. Edhe tek ne derisa nuk ka pasur kritere të rekrutimit të gazetarëve, data-baset nuk janë ruajtur... nuk mendoj se midis nesh dhe ndër ne janë përfshirë njerëz me të shkuar kriminale, do të ishte e papranueshme”, tha Çipa.

 cipa

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë flet për një krizë financiare në media. “Shumica e mediave janë vërtetë piramida financiare që nuk dalin me fitim dhe vazhdojnë të thellojnë borxhet ndaj të dytëve dhe të tretëve”, tha Çipa. Ai shtoi se ndërhyrja e shtetit në rastet e mediave abuzive që nuk paguajnë rrogat dhe sigurimet për gazetarët, është lehtësisht e zgjidhshme dhe e parashikuar në ligj. Megjithatë edhe në këtë rast, Çipa e sheh zgjidhjen në bashkimin e gazetarëve dhe unifikimin e qëndrimeve.
 
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë një herë në 3 muaj ka sjellë në vëmendje tre cështje kryesore; Luftën kundër informalitetit në media; Legalizimin e gazetarëve dhe ruajtjen e kritereve të hierarkisë profesionale brenda mediave. Këto çështje janë në vesh të shurdhër. Ka pasur reagime të pjesshme, kontrolle periodike selektive. Unioni  7 muaj më parë denoncoi skandalin e mbajtjes së figuracioneve dhe mos depozitimin e tyre në thesarin e sigurimeve shoqërore.  Asnjë nga institucionet tona nuk të jep një shifër ekzakte. Ne nuk kemi zgjedhur të bëjmë një profesion të dytë. Kolegët duhet të unifikojnë qëndrimin se nuk ka të bëjë me çështjen e një personi por është nevojë gjithëkomunitare. Ne kemi apeluar për protesta për qëndrime të organizuara që lidhen me një interes të unifikuar”, - theksoi analisti Çipa.
 
I pyetur për tërheqjen e mazhorancës nga neni 62 i ligjit për mediat, Cipa tha se kjo është një çështje që i adresohet një grupi interesi dhe se në Shqipëri nuk qëndron si problem monopolizimi i medias.

cipa

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit