Alexis Tsipras është betuar përpara presidentit të Republikës greke Prokopis Pavlopoulos. Para betimit është zhvilluar një mbledhje të krerëve të Syrizës dhe një takim me kreun e grekëve të pavarur aleatë në parlament Panos Kammenos.
Sipas medias, dy liderët po vlerësojnë të mbajnë në kabinetin e ri disa prej emrave të qeverisë provizore të drejtuar nga Vasiliki Thanau, si dhe dhënien e 6 posteve ministrore partisë të Grekëve të Pavarur.
Sipas mediave greke që u referohen burimeve të afërta me kryeministrin e sapozgjedhur, kabineti i ri duhej të betohej të martën dhe nuk dihet shkaku i përshpejtimit të procedurave.
Ashtu siç edhe pritej, partia e Alexis Tsipras mori në zgjedhjet e së dielës besimin e shumicës së grekëve, edhe pse ai nuk mund të qeverisë dot vetëm.
Syriza u rikonfirmua forcë e parë politike me 35. 47% të votave ose me 145 vende në parlament e ndjekur nga partia e dytë Demokracia e Re me 28% të votave ose 75 vende në parlament.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com