Qeveria e re e Greqisë do të vazhdojë të mbështetet në aleancën e SYRIZA me Grekët e Pavarur. Pas fitores së SYRIZA mediat greke bëjnë me dije se Aleksis Cipras do t’i besojë sërish aleatit të djathtë Panos Kamenos për të bërë qeverinë e re.
Duke qenë se SYRIZA ka fituar 145 deputetë, ndërsa Grekët e Pavarur 10, atëherë me 155 deputetët këto dy parti mund të qeverisin pa problem, sepse në parlamentin prej 300 vendesh ata kanë shumicën e mjaftueshme për t’i dhënë votbesimin qeverisë së re së drejtuar nga Cipras.
Po sipas mediave greke sot pasdite pritet një takim midis Cipras e Kamenos për të konfiguruar qeverinë e re. Nuk pritet të ketë ndryshime sasiore në ndarjen e posteve qeveritare midis dy partive, por vetëm disa ndryshime figurash. Nuk dihet ende nëse Panos Kamenos do të rimbajë postin e ministrit të Mbrojtjes apo do të kërkojë ndonjë ministri tjetër.
Vendet në Parlamentin e ri
SΥRΙΖΑ: 35,5% - 145 deputetë
Demokracia e Re : 28,1% - 75 deputetë
Agimi i Artë: 7,1% - 19 deputetë
PASOK: 6,4% - 17 deputetë
ΚΚΕ: 5,5% - 15 deputetë
Potami: 4% - 10 deputetë
Grekët e Pavarur: 3,7% -10 deputetë
Bashkimi i Qendrës: 3,4% - 10 deputetë
Redaksia online
(S.m/shqiptarja,com)
/Shqiptarja.com