/ATSH-AFP/ - Greqia duhet "sa më shpejt" të zbatojë marrëveshjen e arritur me kreditorët e BE-së dhe FMN-së në lidhje me planin e tretë të ndihmës, deklaroi sot kryeministri grek, Aleksis Cipras me rastin e takimit të parë të Këshillit të Ministrave në mandatin e tij të dytë.
"Duhet të zbatojmë në mënyrë të shpejtë marrëveshjen e arritur me kreditorët për të përfunduar vlerësimin e parë të programit nga këta të fundit dhe të nisim diskutimet për zvogëlimin e borxhit", pohoi Aleksis Cipras para ministrave të tij, katër ditë pasi doli fitues në zgjedhjet parlamentare, të dytat në tetë muaj.