Greqia do të presë deri sa kreditorët ndërkombëtare të bëhen realistë. Kështu ka deklaruar kryeministri grek, Aleksis Cipras për gazetën greke Ton Sintakton. Deklarata e Cipras vjen një ditë pasi bisedimet e rradhës në Bruksel mes qeverisë greke dhe kreditorëve ndërkombëtare u mbyllën pas vetëm 45 minutash.
Cipras tha se qeveria greke do të presë me durim deri sa kreditorët të bëhen realistë. Ne, tha Cipras, nuk kemi të drejtë të varrosim demokracinë në vendin ku ajo lindi. Cipras për gazetën greke deklaroi gjithashtu se shkurtime të mëtejshme të pensioneve pas pesë vitesh grabitjeje, siç e cilësoi ai, do shërbenin vetëm politikisht.
Cipras gjithashtu tha se tërheqja nga bisedimet e fundit në Bruksel u bë për çështje dinjiteti, pikërisht pasi kreditorët kishin kërkuar ulje të pensioneve dhe rritje të taksave. Ministria e financës së eurozonës do të diskutojnë për Greqinë në mbledhjen e ardhshme, ditën e enjte. Kjo mbledhje shihet gjerësisht si shansi i fundit për Greqinë për të arritur një marrëveshje me kreditorët ndërkombëtarë. Nëse nuk ndodh, atëherë mundësia e falimentimit është shumë pranë.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com