/ATSH-AFP/ - Kryeministri grek, Aleksis Cipras do të takojë nesër në mëngjes drejtuesit e institucioneve kreditore të Bashkimit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar para samitit të jashtëzakonshëm të shefave të qeverive dhe të shteteve në Bruksel, tha sot një burim qeveritar grek pranë bisedimeve.
"Pas një takimi me presidentin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk, kryeministri Cipras do të marrë pjesë në një takim të thirrur nga Tusk me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, me drejtoreshën e FMN-së, me presidentin e BQE-së, Mario Draghi dhe me shefin e Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem", shtoi burimi.
/Shqiptarja.com