Pavarësisht paralajmërimeve se një kundërshtim i masave të kërkuar nga huadhënësit në këmbim të ndihmës ekonomike mund te sjellë pasoja të rënda për të ardhmen e Greqisë në zonën e euros, grekët kanë votuar në referendumin e së dielës alternativën “JO”, me shumicë të konsiderueshme që shkon deri në 61%, ndërsa kahu kundërshtar ka përqendruar deri ne 39% të votave.
19:50 Merkel dhe Hollandë deklaratë për shtyp
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel zhvilloi sot një takim në Paris me presidentin e Francës, Fransua Hollande. Pas takimit, dy liderët dhanë një deklaratë për shtyp ku u shprehën të gatshëm për diskutime me Greqinë.
Takimi i tyre vjen një ditë pasi qytetarët e Greqisë me anë të referendumit refuzuan kushtet e propozuara nga kreditorët.
“Ne e respektojmë referendumi është vota e një vendi demokratike dhe sovran. Na duhet të jetojmë me atë vendim. Por, si do të jetë qëndrimi i 18 vendeve të tjera të eurozonës dhe cila do të jenë mënyra për zgjidhjen e krizës? Dera është e hapur për diskutime”, u shpreh Merkel.
Gjithashtu, kancelarja gjermane kërkoi që Evropa të jetë e bashkuar në një kohë kur terrorizmi dhe problemi i refugjatëve është bërë shumë i rëndësishëm.
Ora 19:25 Vatikani: Kriza greke mundësi për ndryshim
Gazeta e përditshme e Vatikanit, "L'Osservatore Romano" kërkon reformë të elitës së Evropës.
"Kriza në Greqi ofron një mundësi për të përcaktuar një koncept të ri të Evropës, me më pak theks në elitat e saj në pushtet", shkruan "L'Osservatore Romano".
"Dështimi i Greqisë mund të jetë një mundësi për të përcaktuar një koncept të ri për Evropën", theksohej në gazetë, një ditë pas referendumit kombëtar në Greqi që hodhi poshtë një propozim nga kreditorët e vendit.
Ora 18:02 Rusia mbështet popullin grek: Shpresojmë në kompromis
Presidenti rus, Vladimir Putin i shprehu sot kryeministrit grek, Aleksis Cipras mbështetjen e tij për popullin grek përballë vështirësive që duhet të kapërcejnë, sipas Kremlinit.
“Vladimir Putin shprehu mbështetjen për popullin grek përballë vështirësive që vendi duhet të kapërcejë”, sipas një komunikate të presidencës ruse pas një bisede telefonike mes dy drejtuesve Putin dhe Cipras.
Ora17:05 Bankat të mbyllura deri më 10 korrik
Bankat greke do të qëndrojnë të mbyllura deri ditën e premte të datës 10 korrik njofton qeveria greke. Më herët ishte paralajmëruar se ata do të hapeshin nesër. Ndërkohë pritet nëse BQE do të mbajë të qëndrueshëm nivelin e likuiditetit të bankave.
Ora 16:25 Cipras zgjedh ministrin e ri të Financave
Euclid Tsakalotos do të jetë ministri i ri i Financave në Greqi pas dorëheqjes së Yanis Varoufakis. Gjatë negociatave me kreditorët, Tsakalotos ka qenë kreu i grupit nga pala greke. Ai u propozua zyrtarisht pas një takimi të liderëve politikë të koalicionit qeverisës.
Tsakalotos ka kaluar shumë kohë në Angli, ku edhe ka studiuar për Politikë, Filozofi dhe Ekonomi. Ndryshe nga Varoufakis, i cili ka më pak se 6 muaj në politikë, Tsakalotos ka pak më shumë eksperiencë. Pas një karriere akademike ai u bë deputet në zgjedhje e vitit 2012.
Në fakt pare se Varoufakis të zgjidhej ministër Financash, pritej që Cipras të caktonte Tsakalotos në këtë post. Por, ndërsa kreditorët presin një ministër më të hapur për negociata, “The Telegraph” shkruan se Tsakalotos është “i vijës së fortë” si dhe anti-euro.
Ora 15:08 Kryeministri Cipras telefonon kancelaren Merkel
Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka bërë një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Sipas mediave greke, në bisedën mes të dyve është diskutuar për propozimet që qeveria greke pritet të bëjë para krerëve të eurogrupit në mbledhjen e nesërme. Burime nga qeveria greke thonë se Greqia do të kërkojë falje të 30% të borxhit. Gjithashtu Greqia ka vendosur që mbyllja e bankave do të vazhdojë edhe disa ditë pas afatit të përcaktuar.
Ora 14:40 Ministri francez i financave, Mishel Sapë: Dialogu vazhdon pavarësisht referendumit
Sapëka deklaruar se pavarësisht votës së referendumit baza për dialog mes palëve vazhdon të ekzistojë dhe mundësia e një ristrukturimi të borxhit nuk është tabu.
Ora 14:12 Reagon Sigmar Gabriel Zv.kryeministri gjerman dhe zëdhënës i qeverisë gjermane
Ndërkohë zëvendëskryeministri gjerman, Sigmar Gabriel ka deklaruar se nëse Greqia dëshiron të qëndrojë në zonën euro duhet të paraqesë propozime të reja. Burime nga qeveria greke thonë se Greqia do të kërkojë falje të 30% të borxhit. Gjithashtu Greqia ka vendosur që mbyllja e bankave do të vazhdojë edhe disa ditë pas afatit të përcaktuar.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane ka deklaruar se ende nuk janë kushtet për bisedime të reja me Greqinë. Me rëndësi themelore në këtë situatë është reagimi i Bankës Qëndrore Europiane, e cila sipas mediave ndërkombëtare mund të presë një takim tjetër të krerëve të eurogrupit, para se të vendosë nëse do të vazhdojë ndihmën për bankat greke ose do e ndërpresë.
Ora 13:12 Zëvendës presidentii i Komisionit Europian, Valdis Dombrovski :"Jo" Komplikon situatën
Zv ministri ka deklaruar se vota ‘’jo’’ e komplikon së tepërmi situatën, por pavarësisht rezultatit vendi i Greqisë është në eurozonë. Reformat sipas tij nga qeveria greke janë përmbushur vetëm pjesërisht dhe qëllimi i ndihmës ishte që Greqia të reformonte ekonominë me qëllim që të mos kishte më nevojë për ndihmë.
Ora 12:00 Merkel pritet të takohet me Hollande
Çdo gjë varet nga qëndrimi i liderëve të BE-së, të cilët pas rezultatit te referendumit duket se kane ndryshuar qëndrim. Merkel dhe Hollande takohen sot për të biseduar për çështjen greke pasditen e sotme rreth orës 18:30.
Ndërsa të martën, dy liderët europian kanë bërë thirrje për mbledhjen e samitit të Eurozonës. Presidenti francez si dhe kryeministri italian kishin deklaruar orët e fundit se pavarësisht rezultatit,vendi i Greqisë është në Eurozonë. Edhe socialdemokratët gjermanë kanë kërkuar nga kancelarja Merkel që çështja greke të mos i lihet axhendës së Eurogrupit që fillon nesër punimet, por një samiti të lartë të BE-së.
Redaksia online
(S.M/a.h/shqiptarja,com)
/Shqiptarja.com

Ministri grek me bluzë në konferencë: Tani do shërojmë plagët