Cirku i Tiranës te Pediatria,
Manastirliu:Festë për ata në nevojë

Cirku i Tiranës te Pediatria,<br />Manastirliu:Festë për ata në nevojë<br>
Me iniciativën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Cirkut të Tiranës, atmosfera festive përfshiu sot të gjitha pavionet e Pediatrisë së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku akrobatët e Cirkut të Tiranës dhanë shfaqje për fëmijët e sëmurë si dhe u shpërndanë dhurata për 120 fëmijë në të gjitha pavionet e Pediatrisë së Specialiteteve.

Shfaqjet e artistëve të Cirkut nisën nga pavioni i Onko-Hematologjisë, ku aktualisht janë 15 fëmijë me sëmundje të rënda.

“Atmosfera festive nuk mund të kuptohet pa gëzimin e fëmijëve, ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjatë gjithë kësaj periudhe është pranë atyre që janë më të dobët dhe që kanë më shumë nevojë, siç janë fëmijët e sëmurë këtu në repartin e Onko-Hematologjisë në Pediatrinë e QSUT-së. Këta fëmijë do duhej të ishin padyshim pranë të afërmeve të tyre, me shokët e tyre, në shtëpitë e tyre, në këtë periudhë festive, por në pamundësi, ne, së bashku me Cirkun e Tiranës, që gjej rastin ta falenderoj, duam që t’ua sjellim festën sa më pranë, që edhe ata të mos jenë të përjashtuar nga gjithë kjo atmosferë festive”, tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu.

Shefja e Shërbimit të Onko-Hematologjisë, prof. Anila Godo shprehu kënaqësinë që në këtë pavion, ku ka kaq shumë nevojë, erdhën ngjyrat, festa, argëtimi për fëmijët me sëmundje të rënda. Teksa lajmëroi iniciativën për organizimin e festave dhe shpërndarjen e dhuratave në shërbimet pediatrike në të gjithë Shqipërinë, Ministrja Manastirliu siguroi për marrjen e masave për shërbim shëndetësor pa ndërprerje në këto ditë festash.

“Dua që të garantoj të gjithë qytetarët që gjatë gjithë kësaj periudhe festive janë marrë të gjitha masat në lidhje me rastet e urgjencës që mund të ndodhin përsa i përket shërbimit 24 orë në 24 nëpër spitale, janë marrë masat, për të mos munguar medikamentet dhe çfarë është më e rëndësishmja, ekipi i mjekëve dhe infermierve është në gjendje gatishmërie për festat e fundvitit”, tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ministrja Manastirliu falenderoi ekipin e mjekëve, infermierëve, të gjithë personelin e spitaleve që këto ditë do të jenë në gadishmëri 24/7 për t’ju ardhur në ndihmë atyre që do të kenë nevojë për shërbim shëndetësor.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri