TIRANE - Konflikti mes pronarëve të truallit ku është ndërtuar “Cirku Kombëtar” dhe përgjegjësve të këtij institucioni artistik ka vijuar gjatë së sotme nëpërmjet një proteste të këtyre të fundit në ambjentet e Cirkut. Ata kundërshtojnë lëvizjen e çadrës së Cirkut dhe kthimit të këtij trualli pronarit, duke theksuar se ky mjedis është caktuar nga Ministria e Kulturës për të qenë institucion artistik.
....
Cirku Kombëtar i Tiranës rrezikon të mbyllet pasi 409 metra katrorë sipërfaqe truall nga arena e Cirkut duhet t’i kalojnë pronarit të truallit, biznesmenit Astrit Veliaj.
Edhe pse sot ishte afati i fundit për lirimin e Çadrës së Cirkut, Veliaj nëpërmjet një kërkese drejtuar zyrës private përmbarimore Enirjet Hazizi, ka kërkuar shtyrje të ekzekutimit të vendimit në një moment të dytë .
Kësisoj ky konflikt pronësie ka detyruar drejtuesit dhe anëtarët e Cirkut që të protestojnë këtë të hënë, duke kërkuar nga Ministria e kulturës dhe Qeveria që të gjendet një zgjidhje.
“Palët të bëjnë marrëveshje jo me ne, por me Ministrinë e Kulturës dhe qeverinë shqiptare”, shprehet drejtori i Cirkut Kombëtar Kujtim Dumi.
Sipas drejtorit të Cirkut, Kujtim Duni Ministria e Kulturës nuk ka ende një përgjigje konkrete lidhur me një ambient të ri për Cirkun kombëtar, ndonëse ekziston një projekt që në vitin 2013.
“Eshtë bërë një projekt në vitin 2013 në rrugën “Anton Ashta” poshtë digës së Liqenit Artificial, ku janë rreth 2040 metra katror me hipoteke për të ngritur një ambient tq ri për Cirkun Kombëtar. Duhen fonde për ta vënë në zbatim”, u shpreh Dumi.
Zhvendosja e çadrës së Cirkut është kundërshtuar edhe nga kryetari i Sindikatave të Artistëve Reshat Ibrahimi, pasi sipas tij një veprim i tillë cenon rëndë artistët dhe është detyra e qeverisë që ti kompensojë truallin pronarit.
“Duke e spostuar këtë çadër rrezikohet vendi i punës së artistëve. Kërkojmë nga qeveria që të kompensojë truallin pronarit”, tha kryetari i Sindikatave të Artistëve Reshat Ibrahimi

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
heqim çadrën, kompesim pronarëve">