City blen talentin e Schalke 04
Lerony Sane për 50 mln euro

City blen talentin e Schalke 04<br />Lerony Sane për 50 mln euro
Manchester City ka bërë të vetin talentin e Schalke 04, Lerony Sane. 20-vjeçari është transferuar te "qytetarët" në Premier League për shumën e 50 milionë euro.

Ekipi gjerman i Bundesligës u dorëzua përballë insistimit në rritje të ish-trajnerit bavarez, Pep Guardiola.
 
Spanjolli e donte me çdo kusht talentin gjerman në skuadrën e tij të Manchester City-t.
 
Sane shihet si një nga të rinjtë më premtues. Skuadra gjermane ka humbur një aset të çmuar të ardhur nga akademia e saj, por përballë milionave të sheikëve të City-t e ka pasur të vështirë t'i rezistojë tundimit të 50 milionë eurove për një 20 vjeçar.
 
Ai ishte pjesë e ekipit kombëtar gjerman në "Euro 2016", por u aktivizua shumë pak. Sane luajti vetëm 10 minuta në ndeshjen gjysmëfinale Gjermani- Francë (0:2).  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës