City 'nuk e llogarit' Leicesterin, vazhdon me trysninë ndaj Arsenalit, Haaland i pandalshëm

City 'nuk e llogarit' Leicesterin, vazhdon me trysninë ndaj Arsenalit, Haaland i pandalshëm

Festa e futbollistëve të City-t

Manchester City ka fituar me rezultatin komod 3-1 kundrejt Leicester në ndeshjen e luajtur në shtëpi. ‘Qytetarët kanë shënuar kështu fitoren e gjashtë rradhazi duke u përpjekur të afrohen sa më shumë me Arsenalin e vendit të parë.

Vendasit dominuan të gjithë ndeshjen, duke arritur që përveç rasteve të shumta, menaxhimit të topit, arritën t’i shënojnë edhe tri gola.

Goli i parë erdhi pas vetëm pesë minutave me anë të John Stones, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Rodrit.

Erling Haaland nuk mungoi as këtë herë në listën e golashënuesve duke shënuar fillimisht në minutën e 13-të nga penalltia për 2-0, ndërsa në minutën e 25-të shënoi golin e dytë personal duke marrë epërsinë 3-0.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 75-të me anë të Kelechi Iheanacho, i cili shënoi për 3-1 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë