Barcelona nuk po gjen qetësi këtë edicion. Ekipi i drejtuar nga Martino ka humbur dy pikë të rëndësishme në luftën për titullin kampion duke barazuar me Gedafen në shtëpi me rezultatin 2-2. Vendasit e nisën mirë ndeshjen duke shënuar me Mesin, por Lafita barazoi gjithçka në pjesën e parë.
Në të dytën shënon Sancez, por përsëri Latifa nuk lejon Barcelonën që t’i gëzohet fitores.
Barazimi e largon Barcelonën nga lufta për titullin kampion duke zhvendosur vëmendjen tashmë në dy ekipet e Madridit, Real dhe Atletiko. Manchester United ndryshoi timonin, por jo makinën duke vazhduar problemet e nisura nga fillimi i edicionit. Gigs nuk mundi që të bëjë asgjë për të ndalur humbjen e ‘Djajve të kuq’ në teatrin e ëndrra përballë Sanderland me rezultatin minimal 0-1.
Surprizë ishte edhe humbja e Totenhem përballë Ëest Ham 2-0. City fitoi me Everton duke prekur titullin me njërën dorë. Bajerni i Mynihut rikthehet te fitorja e thellë 1-4 përballë Hamburgut me rezultatin 1-4 duke shfryrë për humbjet përballë Realit.
Shkrimi u publikua sot 4 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com