Premier League nuk njeh pushim për festat e fundvitit duke mbajtur të ndezur motorët. Arsenali rikthehet te fitorja në javën e 18-të duke marrë tre pikë të rëndësishme me përmbysje përballë Uest Ham United.

‘Topçinjtë’ fituan me rezultatin 1-3 një ndeshje që nisi jo mirë, por ekipi i Venger tregoi se është lider duke kthyer gjithçka. Fitore ka marrë edhe Çelsi, por me shumë vështirësi me Sansea City me rezultatin minimal 1-0 duke mbajtur ritmin e kryesuesve. Manchester United djersit shumë, por në fund merr pikët e plota me Hull City duke fituar 2-3. Totenhem konfirmon krizën e rezultateve edhe pas barazimit 1-1 me Uest Bromëich Albion. 

Ndeshja më e rëndësishme javës në Premier Leagues ishte padyshim superfida mes ekipit të Mancehster City-t që mban titullin kampion dhe Liverpulit, që këtë edicion po surprizën me paraqitjet mjaft të mira që ka realizuar.

Ndeshja ka nisur e keqe për kampionët në shtëpi që pësojnë me Coutinho, por nuk kalon shumë kohë dhe Kompany barazon shifrat duke rikthyer besimin që mund të fitonin dhe në fakt ashtu ndodh, pasi Negredo mes shumë rasteve të arta për shënim konkretizon në të 68’ duke i dhënë fitoren sheikëve dhe zbritur Liverpulin nga kreu duke ringjitur Arsenalin.

Pas 18 javësh, kampionati anglez është bërë mjaft interesat dhe gara është e hapur për fituesit, pasi Arsenali kryeson me 39 pikë, i ndjekur nga City me 38 pikë, Celsi me 37 pikë dhe Liverpuli me 36. Javët në vazhdim premtojnë për rokadë në kryesim, pasi ka mjaft ndeshje të forta.