/ATSH-E. Xhajanka/- Formalizimi i sektorit të bujqësisë kërkon hartimin e një strategjie të veçantë me aktorët e fushës, me qëllim që informaliteti të ndiqet në një sërë drejtimesh.
Eksperti i ekonomisë njëkohësisht Presidenti i UET-së, Prof. Dr. Adrian Civici në një prononcim për ATSH-në, lidhur me këtë argument u shpreh se, "nuk mund të vazhdojmë të pranojmë për një kohë të gjatë që aty ku kemi rreth 45% të popullsisë dhe marrim 18% PPB, të jetë në nivel kaq të lartë informaliteti".
Sipas tij, bujqësia duhet konsideruar me urgjencë si një sektor prioritar zhvillimi. Mungesat apo indiferenca ndaj këtij sektori reflektohet më së miri nëse do t'u referohemi disa shifrave: më pak se 1% e kreditit bankar në total shkon në sektorin rural dhe megjithëse jemi një vend me vokacion agrar, importet bujqësore janë 7 - 8 herë më të mëdha se eksportet duke bërë që Shqipëria të importojë mesatarisht 800 - 900 milion euro produkte agroushqimore në vit.
Po ashtu, bujqësia këto vitet e fundit ka kontribuar me 17 - 22% në PBB ndërkohë që nuk ka marrë kurrë më shumë se 0.7 - 0.8% të shpenzimeve buxhetore. "Pjesa më e madhe e popullsisë së varfër dhe relativisht të varfër është e përqendruar në zonat rurale dhe periurbane; kontingjentet më të mëdha të emigrimit dhe migrimit të brendshëm e kanë zanafillën nga zonat rurale; përqindja më e vogël e shkollimit profesional apo universitar rezulton në zonat rurale të vendit etj", tha më tej Civici.
Në këtë kontekst, thekson Civici, na duhet një vëmendje e shtuar ndaj gjithë sektorëve të bujqësisë dhe agroindustrisë, ndaj zgjerimit të shpejtë të bujqësisë intensive dhe serave, shtimit të frutikulturës dhe ullinjve, shtimit të kapaciteteve të agropërpunimit, zmadhimit të sipërfaqes së fermave dhe mekanizimit të ujitjes me skema moderne e eficente.
Gjithashtu sipas tij, nevojitet përmirësimi i materialit gjenetik bimor e shtazor, shtrirja e shërbimit ekstensiv cilësor sa më gjerësisht në funksion të fermerëve, organizimi i tregjeve rurale, rajonizimi i prodhimit dhe mbështetja financiare maksimale e fermerëve, sidomos atyre që aplikojnë teknika e teknologji të reja inovative etj.
Një përmirësim qoftë dhe 10-15% i kontributit të bujqësisë në PBB është i barabartë me efektin total të një rritjeje ekonomike prej 3%. Ndaj thekson Civici edhe në sektorin bujqësor formalizimi duhet shoqëruar me ndihmë.
/Shqiptarja.com