“Ç’ka bërë PD, nuk rrëfehet”, thotë populli…

“Ç’ka bërë PD, nuk rrëfehet”, thotë populli…

Sali Berisha

Opozita e ndarë më tepër se kurrë, sot ka gjetur rrugëdalje vetëm në akuza dhe denoncime. Koncepti mbi “fitoren e pushtetit”, duket se nuk ka ndryshuar. Shpif, denonco, akuzo, paralajmëro protesta dhe “përmbysje regjimi”, nxirr ca shkresurina dhe dosje, dhe ke fituar “gjysmën e punës”. Partia Demokratike, është sot në ditë të hallit. Me një kryetar të rikthyer dhunshëm nga frika e ndëshkimit nga drejtësia, me një kryesi dhe forume të sakatepsura, ajo forcë politike pretendon të fitojë pushtetin sërish. Në Vlorë teksa shëtitja një mbrëmje gushti, dëgjoja një bisedë mes dy burrash, ku njëri i thosh tjetrit se “ç’ka bërë PD këtu dhe jo vetëm,nuk rrëfehet, si mund të votojmë ata njërëz dhe ti sjellim në pushtet”.

Drithërima për qasjen e PD-së drejt pushtetit, nuk është vetëm në Vlorë (qyteti që e vuajti dhe po e vuan edhe sot pasojën e tmerrshme të 1997) por ajo dëgjohet edhe në Berat, Korçë, Sarandë, Durrës, Elbasan, etjjj. Kudo ku Sali Berisha “mbolli” vdekjen dhe hakmarrjen, me shkatërrimin e shtetit dhe shpërndarjen e armatimeve dhe municioneve.

Shqipëria sot numuron mbi 20 mijë të vrarë (prej 1997) nga armët e rrëmbyera nga depot e ushtrisë dhe policisë, plagë e madhe sociale e cila ka gjasa të mos mbyllet kurrë. Ai që shkatërroi shtetin sot kërkon rikthimin në pushtet. Ai që rrëmbeu me ligj dhe vendim qeverie milionat e shqiptarëve nga piramidat në 1996, dhe detyroi popullin të ngrihet në revolucion, kërkon sot të bëhet sërish kryeministër. Ai që futi në vëllavrasje Veriun dhe Jugun dje, dhe i fryn akoma asaj “melodie” edhe sot, kërkon të marrë sërish pushtetin. Ai ka ngritur sot “perandorinë” e tij në media, edhe pse Vettingu, i shembi atij, paksa atë “ngrehinë” në organet e drejtësisë. Ai ka ngritur sot shtetin paralel, ka ngritur strukturat e tij, dhe është gati të bëjë gjithçka për të shpëtuar kokën, pasurinë dhe klanit që e mbështet.

“Ç’ka bërë PD, nuk rrëfehet”- i thosh vlonjati-vlonjatit, por këtë ja thotë sot, çdo shqiptar-shqiptarit, që ka ende në kujtesën e tij krimin, kaosin dhe shkatërrimet që ka sjellë ajo parti, gjithmonë që ka patur pushtet. Afrimi i zgjedhjeve të reja lokale, duket se do ta nxjerrë jashtë loje përfundimisht partinë dhe kandidatët e Sali Berishës.

Qytetarët e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Korçës, Gjirokastrës, Dibrës, Sarandës, Lezhës, Kukësit, apo dhe Shkodrës e Tropojës, nuk mund të besojnë mitingashët e Sali Berishës,nuk mund të votojnë “misionarët” e shkatërrimit.Ata do të rikonfirmojnë sërish në krye të bashkive, njerëzit e punës, fjalëmbajturit, ata që kanë punuar ditë-natë për qytetarin, hallexhiun, investimet, kandidatët e Partisë Socialiste. Qytetarët e këtij vendi, do të ndajnë njëherë e përgjithmonë me votën e lirë, të keqen nga e ardhmja, të ligun nga i miri, dhe do ti japin përgjigjen e merituar një opozite dallkauke dhe tinzare.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dora d'istria: 06/09/2022 13:25

    PD I nxorri themelet shqiperis dhe kjo eshte e vertet si drita e diellit. Sali edepsezi ka bere te 99 dhe akoma do te beje tok me ilir spijen. Dy krminel qe po na terrorizojne nga e para.Na ka zene tmerri se mos vijne perseri ne pushtet dhe e bejne keta se jane te afte per cdo gje.Skan frike se gjykatat tona jane per vete te perlyera koke kembe.Skan turp e nga kush do kene skan din skan as perendi.U kujdesen keta ndyresira qe ti benin si veten te gjitha pushtetet.Gjykatat, policin politiken, median. Populli per ta as dele seshte.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 06/09/2022 13:10

    Gjithçka që ka bere e ben PD eshte ne marrveshje e koherence me PS. KJO TASHME KA DALE SHESHIT.

    Përgjigju
    • Eri: 07/09/2022 14:35

      Sakte shkrimi Sakte fare

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë