LONDËR - Clarence Seedorf nuk njeh moshë, me ish-mesfushorin që ka shënuar një supergol në moshën 47-vjeçare. Në ndeshjen e bamirësisë për viktimat e luftës në Ukrainë, Seedorf ka treguar se është ende në formë.
Holandezi ka kontrolluar bukur topin, ka bërë një lëvizje fantastike me trup duke nxjerrë jashtë loje kundërshtarin, për të lëshuar një të majtë që ka mposhtur Lehmann në portë.
Duket se Clarence po i tregon Piolit se është gati për një "rikthim" te Milani. Në ndeshjen e bamirësisë të organizuar nga Shevchenko, Zinchenko dhe kampionë të tjerë të futbollit, nuk munguan emrat e njohur që kanë lënë gjurmë në këtë sport.