Claudio Magris:Udhëtimi im rreth
Danubit,Europa kulturore pa kufi

Claudio Magris:Udhëtimi im rreth<br />Danubit,Europa kulturore pa kufi
Claudio Magris shkrimtari italian, një nga autorët në listën e kandidatëve për Nobel ishte në Tiranë këtë martë për promovimin e librit më të vlerësuar nga kritika botërore, “Danub”.
 
Aktiviteti u organizua në Bibliotekën e Kombëtare në Tiranë në bashkëpunim me shtëpinë botuese Albas që e ka sjellë në shqip këtë botim. Gjatë promovimit përkthyesja Alma Hafizi është shprehur se libri i Magris është si një udhëtim që ndërthur imagjinatën dhe realen duke rindërtuar mozaikun e qytetërimeve të Europës Qendrore.
 
“Shumë nga librat e Claudio Magrisit trajtojnë, në mënyra të ndryshme, temën e kufijve, të çdo lloji, kombëtarë, politikë, psikologjikë, shoqërorë, kulturorë, etnikë, fetarë, madje edhe të kufijve brenda vetes”,
tha drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani.
 
Në fjalën e tij autori Magris ka folur për zanafillën e këtij libri ku rrëfeu se libri ka marrë jetë nga përvoja e një udhëtimi të tij me bashkshorten drejt Sllovakisë, deri në kufirin me Europën e Lindjes, shumë më parë se të binte Muri i Berlinit. Magris tha se për këtë libër i janë dashur 4 vjet udhëtim.
  
“Ky nuk është një libër mbi lumin Danub, mbi gjeografinë e tij, mbi historinë, por një libër për treguar sesi duhet të shkrihen kufijtë e ngurtë të politikës, por edhe të kulturës. Është një udhëtim sentimental drejt Europës, të cilën unë nuk dua ta quajnë Europa tjetër, një udhëtim, ku më dukej se po ndiqja gjurmët e Shlimanit që gjeti Trojën e më pas zbuloi shtresë pas shtrese një tërësi të shumë fragmenteve të vogla të historisë. Në këtë udhëtim kam zbuluar legjendat, dashuritë, luftrat, duke ndërtuar identitetin e një personazhi shkrimtar që është në luftë me harresën”, tha ai.
 
Claudio Magris është shprehur me tej se udhëtimi në qytetërimin europian nuk zgjon vetëm një interes letrar, por edhe shkencat ku dëshmohet ekzistenca parahistorike e një qytetërimi europian që identifikohej nga besimi, arti, arkitektura, urbanistika, bujqësia, kultura e të shkruarit.
 
Danub është i shtrirë nga Ukraina në Itali, nga Gjermania Lindore në Greqi, qendra e parë ku përftohet identiteti i përbashkët europian.
 
Magris lindi në Trieste më 1939. Është profesor i letërsisë gjermane në Universitetin e Triestes, bashkëpunëtor i Corriere della Sera, autor i shumë veprave letrare dhe eseistike.

claudio  magris

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Shkopi metalik i Zyhdit të shpallet ‘Mjeshtër i madh’, është shkopi i ‘historianit’

Frrok Çupi: Shkopi metalik i Zyhdit të shpallet ‘Mjeshtër i madh’, është shkopi i ‘historianit’