Cliff: Kosova, korrupsion i lartë, s'vijnë biznesmenët britanikë

Cliff: Kosova, korrupsion i lartë, s'vijnë biznesmenët britanikë
Kosova nuk mund të jetë vend atraktiv për investime përderisa ka prani të lartë të korrupsionit. Shumë biznesmenë britanikë nuk janë këtu për shkak të korrupsionit, ka deklaruar ambasadori biritanik në një intervistën dhënë Radio Kosovës.
Ai ka pohuar se institucionet përkatëse nuk kanë bërë sa duhet për luftimin e kësaj dukurie.

"Kjo është një gjë e lehtë për ta konstatuar. Nevojitet të ndryshohet diçka në shoqërinë, në tërësi. Duhet të ndryshoj mënyra e të menduarit e masës. Nevojitet të arrihet në një stad kur çështja e korrupsion të mos pranohet lehtë nga masa e njerëzve, brenda dhe jashtë sistemit qeverisës. E di se duhet të kalojë një kohë për të arritur këtë. Kanë qenë disa hapa të mirë në këtë rrugë, p.sh., Këshilli Antikorrupsion i iniciuar nga Presidentja" theksoi ambasadori britanez Ijën Klif, i cili foliedhe për rastin e arrestimit të dy policiëve të Kosovës veprime këto të papranueshme nga ana e Serbisë.

"Nuk jam shumë i sigurt rreth fakteve, por e vërteta është se, nëse Serbia do të sillej në mënyrë të qytetëruar- atëherë do t’i përcillte ata policë deri në kufi. Ne të gjithë e dimë që këto kanë qenë vetëm për përfitime të Ivica Daçiqit. Mesazhi ynë tek të dyja shtetet, është që të mos e tensionojnë situatën për qëllime të fushatës, por për fat të keq - kjo është duke ndodhur" shtoi Cliff.

Megjithë këto zhvillime, ambasadori biritanik është në favor të vazhdimit të dialogut me Serbinë. Ai thotë se përkundër të gjitha kritikave, dialogu ka prodhuar marrëveshje, si ajo e doganave për lëvizjen e lirë, e cila nuk është edhe aq e mirë, por se është më e mirë se që ka qenë.

"Mendoj se ky dialog duhet të vazhdojë edhe më tutje, për shkak të bisedimeve teknike, ngase ka çështje të tjera për të cilat duhet biseduar, si: energjia, telekomi dhe fusha të tjera" u shpreh ambasadori britanez.

I pyetur se cila do të jetë zgjidhja për veriun, ambasadori britanik ka thënë se cfardo që të jetë zgjidhja ajo duhet të jetë e bazuar në tri parime. E para nuk do të ketë ndarje, barrikada duhet të hiqen dhe të garantohet liria e lëvzijes për EULEX-in si dhe duhet të ketë më shumë mesazhe politike për serbët e veriut nga autoritetet e Prishtinës.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit