SREBRENICË - Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shefi i delegacionit amerikan në ceremoninë e sotme përkujtimore për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, Bill Clinton u prit me duartrokitje nga të pranishmit.
"Duhet të themi se diversitetetet tona janë të rëndësishme, por ajo që kemi të përbashkët është më e rëdnësishme dhe këtë e dëshmojnë të gjithë në Qendrën Memoriale", - tha Clinton.
Ai falenderoi anëtarët e Presidencës së BeH dhe të gjithë përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar, ndërsa veçanërisht e falënderoi presidentin e Shteteve të Bashkuara
Barack Obama, i cili e kishte lutur që sot të vijë në Srebrenicë për të shprehur bindjen e thellë në shpresën, ardhmërinë dhe lirinë e BeH.
"Shumë kanë thënë, shumë qartë, që 20 vite më parë, mbi 8.000 burra dhe djemtë janë vrarë në gjenocid. Kjo vepër e tmerrshme ka iniciuar të gjithë anëtaret e NATO-s të japin mbështetje Amerikës për fillimin e negociatave paqësore dhe që BeH të niset rrugës tjetër drejt jetës normale", - ka thënë Clinton.
Më tej ai tha se kishte qenë në këtë vend edhe në vitin 2003, kur janë varrosur vetëm 600 viktima, ndërsa sot në atë vend janë varrosur gjithsej 6.000 burra dhe djem.
"U jam mirënjohës atyre që kanë bërë që vrasjet dhe lufta të parandalohen. Jam mirënjohës për gjithçka, por puna që kam bërë këtu si president dhe pastaj edhe në Kosovë ishte një nga më të rëndësishme që kam bërë. Më vjen keq që na duhej aq shumë për të arritur unitet dhe përfundimisht të ndalojmë dhunën", - vijon Clinton.
Gjatë fjalës së tij, Clinton tha se u kemi borxh njerëzve të cilët kanë dhënë jetën në atë vend, duke theksuar se e do atë vend.
"Nënat, gratë, motrat, bijat, ato janë këtu si edhe 12 vite më parë dhe ato janë në një pozitë të ngritur dhe më thonë të vërtetën për çdo gjë që nuk e kemi bërë. Në emër të vendit tim dhe nga thellësia e zemrës sime e dua këtë vend. Si mik i BeH dua ta falenderoj kryeministrin e Serbisë që erdhi këtu dhe kjo është gjë e rëndësishme ta njohim. Ju lutem, mos e lejoni që ky monument i djemve dhe burrave të pafajshëm të jetë vetëm kujtim i tragjedisë. Ju lutem që ky të jetë një vend i shenjtë ku njerëzit mund të vijnë dhe të gjejnë të ardhmën e vendit të vet", - ka thënë Clinton, duke e quajtur ngjarjen e sotme një fillim. /AA/
Redaksia Onlin
(o.b/ shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com