Clinton në Sarajevë, pasdite
në Serbi dhe në mbrëmje në Kosovë

Clinton në Sarajevë, pasdite<br />në Serbi dhe në mbrëmje në Kosovë
SARAJEVE- Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka mbërritur në Sarajevë, ku është pritur nga ministri i Jashtëm i Bosnjës dhe Herecegovinës, Zllatko Llagumxhija.

Clinton shoqërohet edhe nga shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton dhe do të takojë anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnjës.

Zyrtaret e larta në orët e pasdites do të vazhdojnë vizitën e tyre në Beograd, ku do të takojnë presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliç, dhe kryeministrin Ivica Daçiç.

Clinton dhe Ashton do të arrijnë në Prishtinë sonte në mbrëmje. Dy zyrtaret pritet të inkurajojnë autoritetet serbe dhe kosovare që të bëjnë hapa para drejt pajtimit dhe reformave për integrim në Bashkimin Europian.

CLINTON NE SERBI, DAÇIÇ: NUK DO NA JAPE ULTIMATUME
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç tha se sekretarja amerikane e Shtetit nuk do të vijë në Serbi për të na dhënë ultimatume, por për të inkurajuar autoritetet në rrugën drejt BE-së.

“Nuk do të jetë nevojë të udhëtojë gjithë atë rrugë në mënyrë që të japë ultimatume. Kjo është bërë në një mënyrë tjetër”, tha Daçiç para gazetarëve ditën e djeshme.

Sipas tij, kur të mbërrijë Clinton këtu zyrtarët serbë do të diskutojnë çështje të tilla si integrimi në BE, dialogu Beograd-Prishtinë, bashkëpunimi rajonal, si dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Daçiç, i cili gjithashtu është dhe ministër i brendshëm në qeverinë serbe, tha se gjatë vizitës do të jenë në gatishmëri 4.000 policëve, të cilët do të ofrojnë sigurinë, duke thënë se kjo është "e zakonshme për të tilla raste".

KOSOVE, RRITEN MASAT E SIGURISE
Policia e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura lidhur me vizitën e sekretares së SHBA-së, Hillary Clinton dhe përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Catherine Ashton.

Policia e Kosovës deklaroi se “me vigjilencë dhe profesionalizëm maksimal do të ofrojë shërbimin e saj në sigurimin e delegacioneve në fjalë, duke siguruar një qarkullim më të lehtë dhe të shpejtë sipas axhendave dhe planeve përkatëse”.

“Gjatë lëvizjes së eskortës së delegacioneve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut me kohëzgjatje prej 3 deri 5 minuta në rrugët nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” në drejtim të Prishtinës dhe në disa rrugë në brendësi të kryeqytetit kosovar”, thuhet në njoftimin e PK-së.
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK