TIRANE - Në kuadër të 72-vjetorit të Çlirimit të Tiranës, kreu i Bashkisë, Erion Veliaj dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilluan homazhe tek "Ushtari i Panjohur", në nder të dëshmorëve që ranë në luftën për Tiranën.

Në një prononcim për mediat, Meta dhe Veliaj një zëri përcollën mesazhin e mirënjohjes për dëshmorët, ndërsa theksuan se ky 17 nëntor është një mundësi për të parë me optimizëm drejt të ardhmes europiane.

"Eshtë një moment për të kujtuar. Janë disa mesazhe që mbeten po aq të freskëta edhe kur kalojnë 72 vjeç. Ky është një moment i mirë. 72 vjet më parë negociuam qëndrimin tonë europian si pjesëmarrës të një aleance për të çliruar Europën. Sot kemi hedhur një hap për të qenë anëtarë të denjë të Bashkimit Europian."- deklaroi kryebashiaku Veliaj.  

Nga ana e tij, kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha: 'Kujtojmë një ditë të madhe jo vetëm për Tiranën, por për të gjithë vendin që simbolizon ditën e çlirimit të qytetit, përfaqëson një nga betejat më të mëdha, më të përgjakshme të popullit tonë.  Ky 17 nëntor është një mundësi për të parë më me optimizëm drejt të ardhmes europiane të vendit tonë dhe padyshim të kryeqytetit."

[gallery]19707[/gallery]

Rezultatet
Çliri­mi i kryeqytetit pati rëndësi të madhe politike e ushtarake. Ai kurorëzoi fitoren e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare; i shkak­toi humbje të mëdha e vonoi tërheqjen e forcave gjermane. Njësitë e Korparmatës 1 realizuan me sukses detyrën që u ngarkoi Shtabi i Përgjitshëm i UNÇSH.

Lufta për çlirimin e Tiranës ishte operacioni më i madh i shkallës operativo-strategjike i zhvilluar nga UNÇSH-ja për çlirimin e qyteteve.

  • Hapësira e operacionit - 4000 km2
  • Kohëzgjatja - 2 muaj, 19 ditë radhazi për çlirimin e kryeqytetit.
  • Të rënë – 127
  • Të plagosur – 290
  •  
Humbjet e armikut
  • 3000 të vrarë dhe shumë të plagosur,
  • 300 robër,
  • 25 topa,
  • 4 tanke,
  • 100 mitralozë,
  • 200 automjete,
  • 250 karro me materiale të ndryshme, etj. 

Armiku nuk zbatoi dot planin e tij për shkatërrimin e Tiranës. Pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e popullit, nga të moshuarit e deri te fëmijët, ishte e ma­dhe, në forma e mënyra të ndryshme.

Për realizimin e drejtimit të operacio­nit, përdorim të gjerë gjeti ndërlidhja me radio, si dhe mënyrat e tjera, si takimet me shtabet vartëse, me lajmëtarë etj. Nëpërmjet kësaj veprim­tarie drejtuese u arrit që të ndihmohen drejtpërdrejt e në kohë shtabet e instancave vartëse, të cilat morën dhe zbatuan masa të efektshme, veça­nërisht për njohjen e armikut, organizimin e luftimit, manovrimin e for­cave, drejtimin e tyre etj.  

Në mënyrë krijuese u zbatua parimi i manovrimit dhe i përqendri­mit të forcave që erdhi duke u rritur shkallë - shkallë, të cilat në fazën përfundimtare arritën në 11 brigada, çka siguroi vijimësinë e pandërpre­rë të operacionit deri në fitore. Drejt u përcaktuan sektorët dhe pikat më nevralgjike të sistemit të mbrojtjes armike, nga asgjësimi i të cilave u bë e mundur ecuria dhe fitorja e operacionit. 

[gallery]19706[/gallery]

(er.nu/shqiptarja.com)