Fermerë nga Fieri, Berati por edhe Elbasani kanë dalë në rrugën e Kuçovës për të shitur gjelat e detit. Në këtë treg të improvizuar të shumtë janë qytetarat e interesuar, por kur vjen puna tek çmimi hezitojnë të blejnë.
Këtë vit, gjeli i detit shitet me 1 mijë lek për kg, ndërsa pula e detit me 1200 lek/kg peshë e gjallë.
“10 mijë është, shumë shtrenjtë. A është për neve? Kaq është mundësia ne na dhanë 50 mijë lek si pensionist”
Ndërsa fermerët thonë se janë detyruar të rrisin çmimet për shkak se kanë shpenzuar për mbarështimin e shpendëve. Sipas tyre misri dhe gjithë baza ushqimore u ka kushtuar më shtrenjtë se vitin e kaluar.
“Pula me 11 mijë dhe me 12 mijë ndërsa kaposhi me 10 mijë lek. Ka ndryshuar se ccmimet janë rritur, misri nga 300 që ishte ka shkuar në 700. Për ti rritur është vështirë ndaj këtë vit kemi më pak shpend”, thanë fermerët.
Një vit më parë gjelat dhe pulat e detit në këtë zonë tregtoheshin me 600 dhe 800 lek për kg, peshë e gjallë.
Pse duhet te ankoheni per cmimin e gjelit, kur cmimet ushqimore baze per rritjen e tij jane rritur 100 %, pse ju nuk reagoni per cmimin e naftes, per produktet baze qe blini ne supermarket, po kapeni me keto qe rrisin njerzit, shkoni ju i rrisni 1 vit duke u marre me to dhe pastaj flasim.
PërgjigjuPo pse duhet patjetër të blihet gjeli i detit ? Mos e blini ,ti kthejne gjelat përsëri në fshat sepse shëdoshen më shumë dhe kanë "fitime" fshatarët
PërgjigjuDuke shitur kafshët ne rruge te lidhur si ne mesjete, shprespjm qe tju shesin e lidhin edhe ju
Përgjigju