'Çmenden' qentë e rrugës në Fier, sulmojnë qytetarët, dy përfundojnë në spital me plagë nga kafshimet

'Çmenden' qentë e rrugës në Fier, sulmojnë qytetarët, dy përfundojnë në spital me plagë nga kafshimet

FIER - Qentë e rrugës kthehen ne shqetësim për qytetarët në Fier. Në lagjen "Kastriot" të këtij qyteti, një 52-vjeçar po kalonte në rrugë për të shkuar në punë, kur në afërsi të stadiumit, është befasuar pasi katër qenë i janë vërsulur në mënyrë të menjëhershme. Ishte e vështirë, tregon i dëmtuari A.S, 52 vjeç, i cili ka përfunduar me disa kafshime. 

Edhe pse jam munduar t'i largoj, ndjeva dhëmbët e tyre në trupin tim, jam detyruar të bërtas duke kërkuar ndihmë. Kanë ardhur banorë të lagjës, në momentin kur qentë më kishin vënë poshtë. Jam gjallë falë tyre.  

A.S, banori i lënduar nga qentë në Fier

 

Aktualisht 52-vjeçari i kafshuar nga qentë në pjesë të trupit, ndodhet i shtruar në spitalin Rajonal Fier, në repartin e kirurgjisë, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu edhe një 73-vjeçare me inicialet O.P nga Mbrostari është kafshuar nga qentë në këmbë. Ajo ka marrë mjekimin në spital dhe është larguar. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meli: 16/09/2018 21:01

    KETU MIRE QE TE KAFSHOB QENI NE MES TE RRUGES POR NUK KA INJEKSION KUNDER TERBIMIT. AS NE SPITALIN E SHTETIT AS NE SPITALET PRIVATE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike