Nga 17 dhjetori e deri më 15 janar të gjitha produktet bazë të shportës janë nën monitorimin e Autoritetit të Konkurrencës për të ndaluar abuzimet me çmimet.
Konkurrenca thotë se në monitorim do të përfshihen produktet bazë makarona, oriz, miell, vezë, sheqer, vaj ushqimor dhe pije joalkolike.
“Monitorimi synon parandalimin e çdo rritjeje të pajustifikuar të çmimeve dhe të praktikave të ndaluara apo të bashkërenduara ndërmjet distributorëve, tregtarëve me shumicë dhe rrjeteve të supermarketeve, në dëm të konsumatorëve”, thuhet në njoftim.
Një monitorim i tillë kryhet çdo vit për shkak të tendencës së tregtarëve për të rritur ndjeshëm çmimet për shkak të shtimit të blerjeve nga qytetarët prej Krishtlindjes dhe ndërrimit të viteve.
Gjatë këtij viti inflacioni është luhatur në shifrat e 2% sipas të dhënave të INSTAT. Ndërkohë në nëntor shtrenjtimi i qirave dhe produkteve ushqimore patën ndikimin kryesor në rritjen e inflacionit në muajin e kaluar. Sipas raportit të Institutit të Statistikave inflacioni në nëntor ishte 2.1%, ndërsa vjet në të njëjtin muaj ishte 2%.
Krahasuar me vjet të gjitha kategoritë e mallrave kanë pësuar shtrenjtim por kryesojnë çmimet e qirave që u rritën me 4%. Një nga faktorët kryesor për shtrenjtimin e qirave sipas ekspertëve është turizmi, i cili ka rritur kërkesën për prona me qira.
Kurse brenda grupit të ushqimeve shtrenjtimin më të madh e kanë pasur bulmeti me 4.9%, dhe produktet e mishit me 2.9%.
Komente












Uleni gjelin e detit per vit te ri ne 5€/kg apo 500lek/kg se nuk do tjua bleje njeri
Përgjigju