TIRANE- Qeveria ka miratuar dje hartën e re të çmimit të tokave në vend. Vlerat e reja do të jenë nisma e parë për ndryshimin e metodikës së ndarjes së fondit të posaçëm për ish pronarët. Ndërkohë që nga AKKP do të nisë puna për hartimin e formulës së re të kompensimit.
Burimet kanë bërë të ditur se nuk do të ketë ndryshime të mëdha nga skema e përdorur një vit më parë. Por nga ana tjetër çmimet e reja do të jetë vendimtare dhe për procesin e kompensimit fizik të ish-pronarëve. “Çmimet e hartës së vlerës do jenë çmime referencë, për: kompensimi në vlerë financiare e vendimeve të kompensimit për pronarët që janë në pritje të kësaj vlere”, thuhet në sqarimin e AKKP-së.
Ndonëse nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, është thënë se “gjatë një pune intensive arriti të përfundojë hartën e vlerës së tokës në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë”, vetë harta është cilësuar prej tyre top sekret për mediet. Bëhet e ditur se Grupi i punës i ngritur në AKKP për përpunimin e të dhënave, është bazuar në kontratat e shitjeve në ZVRPP të regjistruara për një periudhë 1-vjeçare, për të gjitha llojet e pasurive të paluajtshme, sipas zonave kadastrale të çdo qarku.
Po ashtu harta e re do të jetë vendimtare dhe në procesin e legalizimeve, ku këto çmime do të jenë decizive dhe në faturën që do të paguajë secili nga aplikantët. Madje vetë kreu I ALUIZNIT Artan Lame në një deklaratë të përbashkët me kreun e AKKP-së ka deklaruar se gjatë këtyre muajve do tu jepet më shumë përparësi emigrantëve. Madje për këtë Lame ka kërkuar dhe mirëkuptimin e të interesuarve të tjerë. Kreu I ALUIZNI-t u bëri thirrje emigrantëve që të interesohen pranë zyrave për të parë se ku është procesi I banesës së tyre, si dhe të bëjnë aplikimet e nevojshme për të përfunduar procesin e njohjes së pronës së tyre.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 31 Korrik 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com