Çmime të shtrenjta për festat e nëntorit?! Air Albania rrëzon aludimet: Të gjitha biletat ekonomike u shitën, kanë mbetur vetëm të biznesit

Çmime të shtrenjta për festat e nëntorit?! Air Albania rrëzon aludimet: Të gjitha biletat ekonomike u shitën, kanë mbetur vetëm të biznesit

TIRANË - Air Albania kompania shqiptare e fluturimeve ka bërë një sqarim publik lidhur me akuzat e rritjes së çmimit të biletave për fluturimet e 28-29 Nëntorit. Përmes një deklarate për mediat, Air Albania sqaron se janë shitur të gjithë biletat ekonomike, të cilat përbëjnë 95% të fluturimeve, dhe aludimet për rritje çmimesh i referohen vetëm 5 % të mbetur të biletave që janë ato të biznesit. Air Albania thotë se do të ndërmarrë masa ligjore ndaj portaleve që kanë përhapur lajmin e rremë të rritjes së çmimit të biletave për festat e nëntorit.

Reagimi

Duke marrë shkas nga shkrimet dhe komentet e pasakta dhe keqinformuese të cilat kanë qarkulluar në disa prej portaleve dukshëm tendencioze, Air Albania dëshiron të bëjë një shpjegim publik lidhur me lajmin e rremë mbi rritjen e çmimit të biletave gjatë sezonit të festave të 28-29 Nëntorit. 

Air Albania është një kompani e cila ofron fluturime në dy klasa: 95% në atë ekonomike, pra udhëtim me çmime të përballueshme nga qytetarët, dhe 5% në atë të biznesit. Për shkak të fluksit të madh, biletat e klasës ekonomike janë shitur të gjitha, dhe të vetmet bileta të disponueshme për datat 28 dhe 29 Nëntor janë ato të klasit të biznesit. Çmimet të cilat aludohet të jenë të rritura gjatë këtij sezoni janë thjesht çmimet e zakonshme të kësaj klase shërbimi.

Air Albania vazhdon të ofrojë bileta me çmimet më të mira në treg, me udhëtime që fillojnë nga 59€, me bagazhet ekstra dhe ushqimin gjatë fluturimit të përfshira në këtë çmim, si askush tjetër!

Gjithashtu, Air Albania deklaron se kundrejt portaleve të cilat kanë publikuar lajmin e pasaktë duke dëmtuar imazhin e kompanisë do të ndërmerren të gjitha masat sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'