Çmimet e naftës na çojnë në
“Evropë”, më lirë në Eurozonë

Çmimet e naftës na çojnë në<br />“Evropë”, më lirë në Eurozonë
TIRANE - Nënproduktet e naftës, gazoili dhe benzina për automjetet, vazhdojnë të shiten në Shqipëri më shtrenjtë se në të gjitha vendet fqinjë, ndërkohë që janë edhe një numër vendesh të pasura të eurozonës, me nivel shumë herë më të lartë të ardhurash vjetore për frymë, që shesin me pakicë naftën apo benzinën me një çmim më të lirë se ai, me të cilin tregtohet në vendin tonë. Për të mos folur këtu për dallimin e cilësisë, që vihet re nga të gjithë për karburantet që hedh në serbator pasi kalon kufirin, kur duket se makina ”nuk është mësuar” me karburant të mirë!
 
EUROZONA

Nga një vëzhgim i Shqiptarja.com, doli se më datën 13 korrik 2013 çmimet mesatare të eurodieselit dhe benzinës me pakicë në Shqipëri ishin përkatësisht 187 dhe 199 lekë për një litër. Duke qenë se, sipas Bankës së Shqipërisë, kursi zyrtar i këmbimit me valutën evropiane ishte dje 140.3 lekë për një euro, rezulton që një litër naftë shitet me 1.33 euro dhe një litër benzinë me 1.41 euro.

Çmimin më të lartë të shitjes së benzinës në 17 vendet e eurozonës ditën e shtunë e gjeje në Holandë, me 1.8 euro për litër, pasuar nga Italia me 1.74 dhe Greqia me 1.68 euro. Por, nën nivelin e çmimit të Shqipërisë, prej 1.41 eurosh për litër, paraqiten disa vende. Kështu, gati të njejtë me ne, me vetëm 1 cent më shumë, gjen benzinë në Spanjë, ndërkohë që në distributorët e Austrisë benzina shitet me 1.38 euro për litër, në Qipro e blen me 1.37 euro, në Luksemburgun, me një nga nivelet më të larta të jetesës në botë, me 1.32 euro dhe në Estoni me 1.24 euro.

Ndërkohë, eurodieseli, që shitet në Shëipëri 1.33 euro për litër, mund të blihet më lirë në Spanjë (1.32 euro), Austri (po ashtu 1.32 euro), Estoni (1.23 euro) apo Luksemburg (1.20 euro).
 
RAJONI

Çmime më të ulta se ne paraqesin në këtë treg vendet e tjera që na rrethojnë. Në Kosovë benzinën mund ta blesh në pikat e shitjes me pakicë edhe me 1.19 euro për litër, ndërkohë që tek ne shitet 22 cent më shtrenjtë. Në Maqedoni çmimi është 1.28 euro (diferenca 13 cent) dhe në Malin e Zi 1.38 cent.

Sa i përket eurodieselit, Maqedonia paraqet në rajon çmimin më të ultaë, me 1.08 ruto për një litër, pasuar nga Kosova me 1.20 euro, aq sa edhe Luksemburgu i pasur. Ndërkohë, Mali i Zi e shet me 1.24 euro, gjithsesi 9 cent më pak se sa mund të blihet në Shqipëri.
 
POLITIKAT

Sipas tregtarëve të hidrokarbureve, çmimi rritet shumë nga një mori taksash që krijojnë një piramidë të vërtetë mbi këtë mall, që shtrenjton pastaj të gjitha mallrat e tjerë. Kjo është e çuditshme në një vend që prodhon gjithnjë e më shumë naftë bruto, madje edhe e rafinon në vend. Gjithsesi, në këtë drejtim qeveria e re ka hapësirë për të vepruar për të ulur barrën e taksave.

Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 16.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Liverpool dhe Real Madrid ndeshen sot në Champions League, Slot: Janë ekip për t’u marrë shembull! Ancelotti: Përballen dy klube historike

Liverpool dhe Real Madrid ndeshen sot në Champions League, Slot: Janë ekip për t’u marrë shembull! Ancelotti: Përballen dy klube historike